Në seancën dëgjimore të komisionit të medias mbi edukimin, që u mbajt sot në Parlament, Plas sherri . Në komision, e pranishme ishe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, si dhe deputetja e PD-së Albana Vokshi.


E gjithë seanca është zhvilluar me debate mes ministres Nikolla dhe deputetes së PD-së, Albana Vokshi.


Debati


Nikolla: Po e drejton komisionin në mënyrën më të shëmtuar.


Vokshi: Sdo të më tregosh ti se si drejtohet komisioni


Nikolla: Mos ju shmangni përgjegjësive që ju takojnë!


Vilma Bello: Unë nuk e di se sa kanë shkuar përpara drejtësisë kur në 2005 kishte akte të pa miratuara.


Vokshi: Nuk mundet juve që diskutoni dhe miratoni ligje të vini në këtë komision e të thoni se nuk i kemi miratuar sepse nuk kishim kohë.


Më vjen keq se ju vini nga akademia, duhet të ishit këtu për të mbrojtur të drejtat e studentëve dhe pedagogëve. Moszbatimi i ligjit i ka penalizuar të dyja këto kategori.