Parlamenti i Holandës i ka thënë jo hapjes së negociatave për Shqipërinë. Ky vendim zvogëlon shpresat e Shqipërisë për integrimin në BE.


Holanda e kishte paralajmëruar më herët vendimin e saj, ndërsa sot ministri i Jashtëm holandez deklaroi se Shqipëria nuk është gati, pasi ka probleme me krimin dhe korrupsionin.


Më herët, në një artikulli me titull Holanda bllokon pranimin e Shqipërisë në BE, gazeta De Telegraaf theksoi se shumica e partive të parlamentit holandez janë kundër hapjes së negociatave. Sipas saj, shkak për këtë janë bërë shqetësimet për krimin e organizuar dhe korrupsionin.


Shumica e partive të parlamentit holandez e dërgon qeverinë e Holandës në Bruksel me mesazhin e qartë për të mos votuar pro hapjes së negociatave. Shqipëria, vendi ballkanik i goditur nga varfëria u bë kandidat për anëtarësim në BE disa vjet më parë me miratimin e Dhomës së Përfaqësuesve. Komisioni Europian tani dëshiron të nisë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë. KE madje përmend një vit në të cilin anëtarësimi duhet të jetë një fakt 2025, shkruan media holandeze.


21 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)