Deputeti socialist Fatmir Xhafaj, ka kërkuar nga mazhoranca që Partia Socialiste të kryesojë komisionin parlamentar Ad hoc për zgjedhjet. Në emër të PS-së, Xhafaj është shprehur i vendosur se nuk do të pranonin një komisioni parlamentar me dy kryetar, ashtu siç është propozuar nga mazhoranca në pushtet. "Qeveria administron procesin e zgjedhjeve dhe ne duhet të kryesojmë komisionin"-theksoi Xhafaj për mediat, teksa po dërgonte në Gjykatën Kushtetuese ankesën për ligjin e dosjeve. Komisioni parlamentar i posaçëm për procesin zgjedhor u propozuara nga kreu i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë një konference për shtyp. Ide e cila u mirëprit nga partia në pushtet, por çështja e kryetarin mban peng këtë komision, i cili do të verifikonte mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke nisur që me shpërndarjen e kartave të identitetit.
...