Partia Zgjidhja, e drejtuar nga Koço Kokëdhima, hedh dyshime mbi marrëveshjen për shtyrjen e koncesionit për aeroportin e vetëm të Shqipërisë, Rinas, dy vite më parë.


Në një postim në faqen e partisë Zgjidhja, thuhet se kryeministri flet për aeroporte të tjerë, por ka harruar Rinasin, edhe pse shqiptarët vazhdojnë të paguajmë biletat më të shtrenjta të avionit në rajon dhe në Europë, ndërsa koncesionari shtoi fitimet dhe se shtyrja e afatit të koncesionit të Rinasit u bë pa asnjë përfitim real për Shqipërinë.


Statusi i partisë Zgjidhja në Facebook


Pse u shty koncesioni i Rinasit?!


Dy vjet më parë qeveria u mburr me të madhe se arriti që të shtynte me dy vjet marrëveshjen me koncesionarin e Aeroportit të Rinasit (TIA), në këmbim të fillimit të operimit të Aeroportit të Kukësit. Ku jemi sot? Kukësi është harruar, ndërsa kryeministri, me atlete të bardha dhe këpucë të kuqe, po përpiqet që ta shmangë vëmendjen, duke broçkullitur për aeroporte të tjera.


Ne vazhdojmë të paguajmë biletat më të shtrenjta të avionit në rajon dhe në Europë, ndërsa koncesionari i Rinasit arkëtoi fitimin prej 2.3 miliardë lekësh në vitin 2016. Koncesioni i Aeroportit të Rinasit, nga tetori i vitit të kaluar, është në duar e një kompanie guackë Real Fortress Private Limited me zyra në Shenton Ëay-Singapor.


Koncensionari është një kompani offshore me një aksioner të vetëm. Shtyrja e afatit të koncesionit të Rinasit u bë pa asnjë përfitim real për Shqipërinë. Qeveria e tutkunëve bën vetëm humbje për qytetarët e këtij vendi. #ZGJIDHJA


 


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter