Partizani ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat pasi ka mundur 1-0 Kamzën në transfertë, një ndeshje kjo që ka qenë e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë Superiore.


Siç e tregon dhe rezultati, ky nuk ka qenë një sukses i lehtë për tu arritur nga kryeqytetasit, të cilët kanë zhbllokuar takimin dhe kanë realizuar golin e fitores në minutën e 76-të me Lukas.


Tri pikët e marra sot i kanë dhënë mundësinë skuadrës së Dalipit të parakalojë Laçin dhe të marrë vendin e tretë në renditje, i fundit që garanton kualifikimin në Europa League. Kamza, që ka pësuar humbjen e katërt në gjashtë ndeshjet e fundit, mbetet në vendin e 7-të me 34 pikë.


Po sot është luajtur edhe ndeshja mes Luftëtarit dhe Lushnjes, që është mbyllur 2-0 në favor të vendasve falë golave të Abazaj në minutën e 40-të të pjesës së parë dhe Bregut në të 94-ën. Vendasit janë ngjitur në vendin e pestë dhe kanë shkuar 2 pikë larg vendit të tretë, ndërsa Lushnja mbetet në vendin e fundit me 10 pikë.


1 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)