Partizani-Tirana: 2-2, Memeli shenongolin e barazimit tete minuta para perfundimit te ndeshjes


Tirana vazhdon te bjere, duke mos e gjetur veten ne kete fund te pjeses se pare te edicionit. Bardheblute nuk fituan as ne ndeshjen e djeshme derbi, perballe Partizanit qe prej kohesh mbyll tabelen e klasifikimit. Derbi perfundoi ne barazim, 2-2. Dje ne "Qemal Stafa", pavaresisht se Tiranes i ishte rikthyer ne fushe golashenuesi me i mire, Migen Memelli, edhe barazimi eshte arritur me mjaft veshtiresi nga favoritet kryesore per titullin kampion. Bardheblute, pas javes se 14-te jane edhe me larg larguar "kurores se dimrit", madje kane vene ne rrezik edhe vendin e dyte, ne kampionat. Djemte e Blaz Slishkovicit per pak sa nuk u munden nga Partizani. Ne nje stadium "te fohte", por sa i perket numrit te tifozeve, aq sa nuk jepej pershtypja per nje ndeshje derbi, ekipet zhvilluan nje loje me rivalitet, por pa cilesine e duhur. Te kuqte ishin ne epersi, 2-1, dhe me nje lojtar me shume ne fushe, por Migen Memelli vendosi ne fund te ndeshjes qe secila skuader te marre nga nje pike ne derbin e dyte, te ketij sezoni. Nje pike qe jep pak shprese per Partizanin. Tirana e nisi shume mire ndeshjen e djeshme derbi. Jetmir Sefa shenoi ne minuten e 4-et te takimit. Goli i shpejte i Sefes krijoi pershtypjen se fitorja e bardhebluve do te ishte shume e lehte. Por ne pjesen e dyte, ne minuten e 64-et, Karabeci, pas nje krosi drejt zones dhe pasigurise se portierit te Tiranes, shenoi golin e barazimit. Pese minuta me pas Osmani del me karton te kuq. Ngjela ne minuten e 76-te kaloi Partizanin ne epersi, pas nje zbritje te shpejte te kuqve, qe ne kete moment ishin edhe ne epersi numerike, pas daljes me karton te Osmanit. Migen Memelli, tete minuta para perfundimit te ndeshjes, shenoi golin e tij te tete personal dhe te barazimit. Trajneri i Tiranes ka shprehur pakenaqesi pas ndeshjes. Nje barazim, qe i sherben me shume Partizanit.





Reagimi


Trajneri bardhblu, Slishkovic paralajmeroi pas ndeshjes se te ekipi i tij dicka nuk shkon dhe per kete arsye do te kerkoje nje mbledhje me donatoret e Tiranes, ne ditet e para te javes. Sipas tij, Tirana edhe ne derbi nuk luajti me te njejten shpirt gare, si kundershtari.





Premtimi


Trajneri i Partizanit, Shpetim Duro, pas ndeshjes eshte shprehur se ekipi i tij po mendon per perforcimet e duhura, ne merkaton e dimrit, me qellim qe te shpetoje nga kjo gjendje e veshtire. Ai vleresoi lojen ne ndeshjen e djeshme, ku Partizani mund te kishte fituar ndaj Tiranes.