Partizani hyn triumfalisht në vend të parë (49 pikë, Dinamo 48), edhe pse me nje barazim pa problem pikërisht në “Qemal Stafa”, duke barazuar pa gola me Kastriotin modest, në një ndeshje të konsideruar të fituar në letër.

Të kuqtë e Likës bënë një paraqitje të shkëlqyer, kryen detyrën, morën pikën që u duhej dhe i thanë "mirupafshim" ekipeve ndjekese si Dinamo qe tashme ndodhet ne vend te dyte e aq me teper Tiranes qe hyri me pretendime te medha ne kampionat por qe eshte katandisur ne vendin e peste, ne nje sezon zhgenjyes dhe turperues.

“Demat” e kuq ngacmuan pa pushim me Muzakën (363’, topi përfundoi mbi traversë) dhe me Abilaliaj (72’, topi u devijua nga Mustafa në goditje këndi). Shumë pak për të kënaqur ata pak tifozë të zhgënjyer plotësisht në impiantin më të madh në Shqipëri.

Formacioni i Ramazan Ndreut morri një pikë thuajse të panevojshme në transfertë (e 5-ta në 13 javë) duke lënë përkohëisht në zonën “Kategoria e Parë” Teutën, që nga ana a saj do të luajë të dielën në kryeqyetet kundër Dinamos.

Ky ishte dhe barazimi i 4-t në 15 takime historike midis dy ekipeve ku kryeson ne menyre derrmuese me 10 fitore Partizani, dhe vetem 1 fitore Kastrioti. Në dy takimet e para të këtij sezoni Partizani kishte fituar 0-1 (fazën e parë) dhe 2-1 (fazën e dytë).

Në javën e 26-të, Partizani qe s'ka me asnje interes te merret me Kupen e Shqiperise pasi ka marre ne dore frenat e Kampionatit, do të përballet me Flamurtarin në Vlorë, ndërsa Kastrioti do të presë në “shtëpinë e marrë me qera” një tejtër protagonist për titull, Dinamon.

Vllaznia mund Flamurtarin, vendos SuperSinani

“Deda” i jep leksion “Kovës”, malaziasi i Vllaznisë, Dervish Haxhiosmanoviç mposht kroatin e Flamurtarit, Slavko Kovaçiç me rezultatin e pastër 2-0, por personazhi i madh i takimit në “Loro Boriçi” ishte Vioresin Sinani.Me dy golat e tij, nga një në çdo pjesë loje (30’ e 65’), “këpuca e artë” e sezonit të kaluar, u ngjit edhe në krye të golashënueseve të Superligës, tashmë në kuotën e 17 golave, 2 më shumë se kroati i Dinamo, Pero Pejiç (15 gola). Dy herë golashënuesi më i mirë i Shqipërisë (2003-2004, 2006-2007) shënoi një gol të rallë (të dytin) në portën e Moçkës së ri për t’i dhuruar fitoren e 8-të shtëpiake dhe të 11-n në 25 javë.

 

 

Kategoria Superiore

 

Java 25

Besa-Shkumbini           3-0

1-0 Xhihani 6’, 2-0 Xhihani 21’, 3-0 Alikaj 90’+2

Partizani-Kastrioti         0-0

Skënderbeu-Besëlidhja 0-2

0-1 Ngjela 8’ (p), 0-2 Da Silva 90’+2

Vllaznia-Flamurtari        2-0

1-0 Sinani 30’, 2-0 Sinani 65’

Sot, 15.30

Dinamo-Teuta  Jemini

Të premten

Tirana-Elbasani 2-1

0-1 Bejzade 6’, 1-1 Xhafaj 72’, 2-1 Hyka 77’

 

Ekipi    N  F  B  H  Gol  P

1.Partizani        25 13 10 2 37-16 49

2.Dinamo         24 14  6  3  35-9  48

3.Vllaznia         25 11  8  6 36-25 41

4.Besa              25 12  6  7 31-22 41

5.Tirana            25 11  7  7 31-25 40

6.Elbasani         25 10 10 5 24-16 39

7.Shkumbini     25  9   7  9 23-22 34

8.Flamurtari      25  7 11  7 24-26 32

9.Besëlidhja      25  7  5 13 25-40 26

10.Teuta           24  6  5 13 20-32 23

11.Kastrioti      25  7  3 15 16-28 24

12.Skënderbeu 25  3  2 20 23-60 11