Pas 24 orësh në gjirin e Kepit të Rodonit trageti “Rapsodi” ka arritur të ankorohet në port rreth orës 09:30.


Era e fortë dhe dallgët e detit me forca 3-4 ballë kanë pamundësuar ankorimin e tragetit ditën e djeshme (21 nëntor) në portin e qytetit bregdetar.


Trageti Rapsodi kishte 130 persona në bord.


Ankorimi i tij ka hasur vështirësi, për shkak të përmasave të tragetit.


Rapsodi qëndroi gjatë natës në gjirin e Kepit të Rodonit.


Përkeqësimi i kushteve atmosferike që nga dita e djeshme ka sjellë problemet e para në trafikun detar.


Në port po ankorohen dy tragete të tjerë.


/Oranews.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter