Me rastin e 25 vjetorit, të "braktisjes" së kampit të internimit, Savër - Lushnje, më shumë se 80 ish-të internuar kanë kujtuar me 20 gusht, jetën e tyre, duke rrëfyer historitë e tyre të jashtëzakonshme, sot përmes një këndvështrimi shumë interesant, tani në botën e lirë

Në ish-kampin e punës në Savër të Lushnjes, është mbajtur një takim përkujtimor, për të shënuar 25-vjetorin e largimit të ish internuarve, daljen në botë e lirë, familjet e tyre të cilat hynë në burgje dhe kampet mbas ardhjes së regjimit të Enver Hoxhës të vitit 1944. Disa prej tyre aktualisht jetojnë në Shqipëri, kurse shumica janë të vendosur në Greqi, Itali, Francë, Gjermani, Angli, SHBA dhe Kanada, por secili prej tyre me nostalgji dhe me mall kujton Savrën, shoqërinë dhe bashkëvuajtjen e tyre. Me rastin e 25 vjetorit, të "braktisjes" së kampit të internimit, Savër - Lushnje, më shumë se 80 ish të internuar kanë kujtuar me 20 gusht, jetën e tyre, dhe, duke treguar historitë e tyre të jashtëzakonshme, sot përmes nji këndvështrimi shumë interesant, tani në botën e lirë. Në, atë, që deri para 25 vjetëve ishte nji ëndërr e "tmerrshme" e netëve të gjata - të atij dimri....që të "kallte" frikën. Ishin pikërisht këta njerëz nga ky kamp interrnimi dhe familjet e tyre, fisnike, që ishin edhe krenaria dhe bukuria atij fshati, dhe atij vendi që për nga kultura dhe tradita, qysh në atë kohë ishin një "Parisë i vogël" në mes të Shqipërisë, që shumë pak njerëz në atë kohë e dinin se kush ishte Savra dhe banorët e saj. Një fshat ky me rreth 2000 banorë, në atë kohë, nga e gjithë Shqipëria, përfshirë këtu, Kosovën, Luginën e Preshevës, shqiptarët nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Çamëria - Fshat ky i ndërtuar në rrugën nacionale rreth 3 kilometra në jug të qytetit të Lushnjes. Zanafillën e këtij fshati - e gjejmë në Betejen e Savrës, e cila sipas historianve, e cila është faza e re e ndërhyrjes osmane në trevat shqiptare. Në disfatën e forcave shqiptare në Savër, thuhet se gjeti vdekjen Balsha II, që ishte bërë shprehës i aspiratave për krijimin e një shteti të përqendruar shqiptar. Savrën e ka permendur edhe një autor perëndimor Attilio Brunalti (në Revistën Nuova Antologia 1881 f,232), i cili e përshkruan fushën e Savrës si "I campi di Berath" (fushat e Beratit) ku u shfaqën për herë të parë ushtarët osmanë (Kur ishim në Savër, një punëtor, duke hapur një kanal dranazhi gjeti disa objekte - si një shpatë dhe disa sende qeramike, që tregonin se aty ndoshta mund të jetë zhvilluar Beteja e Balshajve - diku aty pranë por, gjithsesi fjalën e fundit i ngelet arkeologjisë dhe historianëve). Në vitin 1939, pushtuesit italianë ngritën në Savër, një aerodrom të vogël ushtarak për kaçatorrët (gjurmët e aeroportit dhe të disa kazermave ushtarake, i hasim në fushën në të majtë të rrugës nacionale, afër Urës së Semenes). Në vitin e largët 1956, ishin "ustallarët" grekë, komunistët dhe partizanët grekë, që kishin ikur nga Greqia - duke gjetur mbrojtjen e Enver Hoxhës, të cilët ngritën kazermat e para - të cilat u mbushën brenda vitit me qindra familje, nga më të mirat e kombit shqiptar, madje edhe nga ato familje pjesëtarë të së cilave kishin qenë edhe firmëtarët e pavarësisë së Shqipërise, të cilat regjimi komunist i quante armiq të popullit dhe kishte internuar në kampin e ngritur në Savër, rreth 4 kilometra larg qytetit të Lushnjes.

Mes armiqve të regjimit të Enver Hoxhës, u renditën, edhe familjet fisnike, pasanikët, intelektualët, që kishin mbaruar shkollat, në Parisë, Romë, Vjenë, Zagreb, Bukuresht, Sofje, Stamboll, ose edhe ato familje ish-partizane, por që pasi një i afërm i tyre u arratis nga vendi në fillim të viteve '1945 dhe më pas, përfundojë ne internim.

Mirëpo, si për "ironi" të fatit, ai regjim (Enver Hoxha) nuk kurseu në Savër edhe kushëririn e tij - Vehip Hoxhën me Anenë dhe tre vajzat e tij të shkolluara; Andanin, Nerimanin dhe Suzanin,

familje kjo që së bashku me 30 mijë familje të tjera jetoi më shumë se tre dekada në njërin prej 48 kampeve të internimit të ngritur nga regjimi komunist në Shqipëri - pas Luftës së Dytë Botërore, në Savër (Regjimi i egër stalinist, i instaluar në Shqipëri pas vitit 1945 nga Enver Hoxha burgosi 17 900 persona dhe internoi mbi 30 mijë të tjerë si të dënuar politikë, sipas të dhënave nga arkivat e Ministrisë së Brendshme. Shqipëria e vogël prej 3 milionë banorësh kishte 23 burgje dhe 48 kampe internimi për të ashtuquajturit "armiq të popullit").

Kampi i internimit në Savër, ishte ndër më të famshmit e kohës, për shkak se aty u vendosën të afërmit e pesë kryeministrave të paraluftës dhe familjarë të diktatorit Enver Hoxha, dhe disa nga familjet më të njohura dhe më të medhat në Shqipëri, Kosovë dhe trevat shqiptare.

Savra, ishte fshati i ndarë në dy pjesë; njëra anë në shtëpiat me tulla dhe gurë dhe vonë edhe me 6 pallatet dykatëshe në anën tjetër ku jetonin të ardhurit, nga Skrapari shumica e tyre, të cilët duhet theksuar dhe kujtuar si shumë të dashur dhe miqësor, mbasi ata kishin vendosur vetë shumë raporte të mira me të internuarit - Ndërsa, në pjesën tjetër ishin 7 barakat me muret me pupulit mbuluar me kartonsere (Pupulit është kashtë kënete e përzier me gëlqere dhe çimento) të krahut të majtë, kur hyje në Savër, ishin të stërmbushura me të internuarit e regjimit, ku në një dhomë(4×4) jetonte edhe ndonjë famije me 6-7 anëtarë. Njerëzit, që i shërbenin Degës së Brendshme, oficerët operative survejonin përndiqnin çdo ditë të internuarit, e asaj kohe megjithëse ata jetonin në kushte çnjerëzore dhe shfrytëzim të egër në punë nga më të vështirat, duke i arrestuar për agjitacion dhe propagandë, ndonjerin prej tyre, sa here që kishte ndonjë situatë jo të mire në qeverinë e Tiranës, në kampet e internimit zbriste gazi i degës dhe dikush do të merrej në burg në mënyrë demonstrative duke future frikën dhe nënshtruar të tjerët. Të internuarit në Savër, flinin si sardele në barakat e kampit dhe kishin një nevojtore 15 familje (çfarë binte jashtë-- binte edhe në nevojtore - sa në disa raste duhej të shkohej edhe me çadër për të kryer nevojat personale) dhe, të internuarit shfrytëzoheshin nga regjimi i kohës për të hapur kanalet, prashitur e vjelur të korrat, grurin, luledielli, miser dhe pambuk, në kënetat në fushën e Myzeqesë, duke u shfrytëzuar si skllav (gulagë) në bujqësi. Jeta ishte mizerje, aqsa, edhe: "Këpucët, ushqimet dhe rrobat mbaheshin të varura mbi krevate, ose çarçafët vareshin në tela jashtë nëpër gardhe. Në të njëjtën dhomë kishte dhjetra familje, që edhe flenin bashkë burrë e grua(babai dhe nëna), së bashku hanin, gatuanin apo mbanin edhe fëmijët e vegjël po në atë dhomë 4×4 - vetëm me një dritare që ndonjeri e kishte edhe derë. Uji i pijshëm shumë herë mungonte, fillimisht ishin tre puse dhe uji vinte me autobotë nga Lushnja - por më pas erdhën çezmat të cilat ngaqë tubacioni çahej përzihej me ujrat e kanaleve dhe vinte edhe me ngjyrë të kuqe si ndryshkë, dhe gratë e kullonin me shamitë e kokës. Në këto baraka të ish-kampit të internimit, të internuarit e Savrës, përpiqeshin të jetonin dhe ndërtonin një jetë ndryshe nga ajo e kohës së komunizmit. Ata ishin me shumë kulturë perëndimore, çdo familje pothuajse zotëronte një gjuhë të huaj (greqisht, italisht, anglisht, frengjisht, turqisht, serbisht, e ndonjë gjuhë tjetër). Të rinjtë e të rejat, megjithëse ishin të ndaluara - qysh në atë kohë, visheshin bukur dhe pastër, ndiqnin modën e huaj, në veshjet e tyre, dëgjonin muzikën e huaj dhe shifnin filmat perëndimorë, lexonin libra të autorëve të mëdhenj, dhe dini se çfarë ndodhte në të gjithë botën - megjithëse, jetonin prej vitesh në barakat të ndërtuar me baltë dhe kallama, e mbuluar me kartonsere ose nga pllaka enterniti.

Ishin të internuarit dhe banorët e tjerë të saj që Savrën e kishin bërë vetë një vend të mirë për të jetuar, duke iu përshtatur kohës, mbasi fshatrat për rreth saj ishin të prapambetura - megjithse, ato kishin kushte shumë më të mira sesa Savra. Shpëtim Turani, një bashkëvuajtësi im nga Savra, i cili me ardhjen e demokracisë, mbas 1990, si shumë fëmijë të të internuarve, nga kampet e internimit (Savër, Pulg, Gradishtë, Gjazë, Grabian, Shtyllas, Lubonjë, e të tjera kampe) e treguan veten se kush kanë qenë dhe se kush janë, duke studiuar dhe u shkolluar në Shqiperi, dhe Perëndim , ashtu siç kishin vepruar gjyshërit e tyre dhe prindërit, e disa prej tyre, ai e gjeti dhe e tregoi vetveten. Ai, ka mbaruar shkollën e lartë Akademinë e Policisë, ndërsa është specializuar nga kurset e policisë dhe FBI në Europë për policinë, shqiptare, dhe ka shërbyer edhe në forcat speciale kundra terrorizmit ndërkombëtar "Eggers" Base në Kabul-Afghanistan, duke trajnuar me 5 shqiptar dhe ekspert amerikan dhe kanadez, edhe rekrutet e policisë afgane nga "Afghan Police Anademy". Shpëtimi me gruan dhe të motrën e tij , ishte këto ditë në mesin e 80 "vizitorëve", të cilët, u mblodhën me rastin e 25 vjetorit, të "braktisjes" së kampit të internimit, Savër - Lushnje. Për takimin pati njoftime në rrjetet sociale si facebook si dhe me telefonata, tha ai nga dy organizatorët Sofo Kuqeshi dhe Tefta Mersini (motra e Eqerem, Hydai dhe Fadil Çapës). Ish të internuarit - shumica e tyre, që jetojnë sot në Perendim u mblodhën para ish kinemasë - "Kendi i Kuq" i kampit. "Vizita e tyre, tregon Timi, nisi me vizita në ish-banesat e mbetura të ish-të internuarve, kryesisht ato në zonat ku kanë qenë baraket e famshme me kallama dhe baltë, ku shumë pak gjurmë duken edhe tani. Mbasi bëmë disa fotografi dhe u takuam edhe me banorët e rinj të Savrës dhe disa që jetojnë ende aty, siç ishim së bashku 80 ish-te internuar dhe të afërm te tyre, shkuam në një restorant që ndodhet në afërsi të Klubit të Shoferit, ku menytë e pasura të ushqimeve, DJ dhe përshëndetjet e disa nga të pranishmeve e bënë shumë mallëngjyese dhe të gezueshme e të paharrueshme atmosferën. Ai dhe shtoi se u shkëmbyen numra telefoni dhe u propozua që ky aktivitet të zhvillohet çdo vit "Për t'u mbledhur dhe per te kujtuar Savren".

Shpëtimi tha me tej se ndër të pranishmit mund të permend: "Unë me bashkëshorten dhe motrën e vogël Lirikën që banon në Tiranë si dhe kishte ardhur nga Suedia djali i xhaxhait tim, Simon dhe Sokol Mirakën me bashkeshortet e tyre, Pjetër Delia, Kadri Prengjonin, Ndue e Katrina Pllumbi, Gjergj Suljoti, djali dhe vajza e Miço Kokalit të ardhur nga Janina - Greqi,Ylli Iljazi, Vali nga Greqia, Ahmet Cane dhe Dylberja. Nikolin Daka, Tefta Mersini nga Vlora, Sofo Kuqeshi me bashkeshorten, djalin, nusen e djalit, Flamur Bamçi me bashkeshorten dhe djalin, Petrit Bamçi me vellain Zanin e bashkeshorten e tij, Besnik Kaba me bashkeshorten dhe djalin e tij, Bedrije Kaba, vajza e Besnik Kabës dhe vajza e motrës së tij, Magdaleni Buzi, Lumja e motra e Zini Asllanit me vajzën e saj, Vehat dhe Bale Iljazi dhe djali i tyre. Lavdi Kaba i cili është banori aktual i Savrës. Motra e madhe e Gani Hoxhes, Myrvetja, bashke me bashkeshortin Idrizin nga USA, Baftije Nela, Neritan Kolgjini i biri i Ahmet Kolgjinit, Najada si dhe Brunilda te bijat e Tahsim Spahiut, me bashkeshortin e saj. Vajza e madhe dhe e vogel e Flamur dhe Myrete Selimit, Landa dhe Entela. Dine Dine nga USA. Bajame Çeliku nga Belgjika bashke me vajzen e saj.Gezim Baruti me djalin dhe vajzen e tij.Ilir Biçaku dhe Adriana Kokali vjaza e Mico Kokalit. Kurse, në qendër të Savrës u takuam edhe disa savrakë të cilët ndodheshin rastesisht si Mesut Gjolena, Zenel Dyrmishi, Namik Toska, Zenel Sina, etj. te cilët u shprehën me mall për këtë takim, tregon Shpetim Turani.