pustecKorçë- Pas ndryshimi të emrit të komunës Liqenas në Pustec, këshilltarët e kësaj komune kanë vendosur të ndryshojnë edhe emrat e fshatrave.


Në mbledhjen e fundit u vendos unanimisht që t’u rikthehen emrat në maqedonisht disa fshatarve, ashtu siç i kanë patur para viteve 70-të.


Kreu i komunës Pustec, Edmond Themelko, u shpreh se fshatrat do të mbajën emrat e tyre të dikurshëm, duke thënë se pati padrejtësi gjatë periudhës së komunizmit.


Ja ndryshimet e emrit:


Zaroshkë – Zrnosko

Lajthizë – Leska

Djellas – Shulin

Gollomboç – Glloboçeni

Kallamas – Tuminec

Goricë e Madhe – Gorna Gorica

Goricë e Vogël – Dolna Gorica


Ndryshimi i emrit të komunës nga Liqenas në Pustec u kërkua nga vetë banorët, kërkesë e cila u miratua me unanimitet nga opozita dhe mazhoranca në Kuvend më 18 mars.