Pas Shkodrës, ku u godit grupi Bajri duke u arrestuar 11 persona, një tjetër aksion është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA kanë hyrë në Laç dhe Lezhë.


Ky aksion është bërë, me synim kapjen e personave të rrezikshëm të përfshirë në aktivitetet kriminale.


Bëhet me dije se së paku 17 persona janë shoqëruar në komisariat për verifikim.


Ndërkohë që janë kontrolluar dhe dhjetëra makina luksoze, të cilat iu janë nënshtruar verifikimeve. Sakaq deri më tani policia nuk ka dalë me deklaratë për operacionin.


24 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)