Kombëtarja shqiptare kaloi një mbrëmje tmerri dje në Loro Boriçi, teksa u mposht 0-4 nga Skocia, por java ka pasur një tablo krejt tjetër për skuadrat e moshave.


Kështu pas fitores së Shpresave 2-0 përballë Maltës, sot ka qenë radha e Përfaqësueses U-19, të drejtuar nga Erjon Bogdani, që të fitojë 1-0 në miqësoren ndaj Rumanisë.


Sfida u luajt në stadiumin Loni Papuçiu të qytetit të Fierit, ndërsa vendimtar në sukses ishte goli i Bullarit nga penalltia, në minutën e 43-të. 18-vjeçari, i cili luan me të rinjtë e gjigantëve grekë, Olympiacos, u tregua gjakftohtë dhe i saktë në ekzekutimin që i dha fitoren Shqipërisë U-19.


18 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)