Pas sekuestrimit të mbi 30 mijë eurove në makinën e një 37-vjeçari të pabindur ndaj urdhrit të ndalimit që i ishte dhënë nga policia, dy raste të tjera sekuestroje janë shënuar në Durrës.


Mësohet se policia kufitare ka bllokuar në port mbi 30 mijë paund. Policia sqaron se nga kontrolli në mjetin tip Audi që drejtohej nga 38-vjeçari me inicialet N.M., në çantë ju gjet e bllokua një sasi paundësh që nuk i kishte deklaruar.


Ndërkohë po dy ditë më parë personave me inicialet Brisilda Mebelli dhe Fatos Enver Gjura, 32 vjeçe e 41 vjeç, iu bllokuan 22 mijë e 800 paund të padeklaruara.


Më datë 20. 07. 2018 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Durrës, për shtetasit Brisilda Xhemali Mebelli, Fatos Enver Gjura të datëlindjes 05.05 1986 dhe 06.04. 1977 banues në Gjermani dhe Angli me arsim 12 klasë sepse në orën 13:30, janë kapur në flagrancë në pikën kufitare Port Durrës, me një sasi të konsiderueshme kartmonedhash Paund Angleze të padeklaruara. Brisilda Mebelli me shumën 15800 paund dhe Fatos Gjura me shumën 7000 paund, njofton policia.


Rastet e sekuestrimit të parave në Portin e Durrësit janë shtuar, pasi Policia Kufitare është vendosur në alarm prej 3.4 milionë eurove të padeklaruara që u kapën në dy makina Toyota Yaris, çështje kjo që ndezi një debat të gjatë ndërmjet aktorëve politikë në vend.


22 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)