Beograd, 29 gusht – Ministri i jashtëm britanik, William Hague do të vizitojë të martën Beogradin, kanë  pohuar për RTS zyrtarë nga kabineti i kryetarit të Serbisë.
Kryediplomati britanik me zyrtarët më të lartë serbë do të bisedojë rreth tekstit të Rezolutës serbe për të cilën duhet të deklarohet AP e OKB. Këtë bisedime, siç thekson RTS, janë vazhdim i aktivitetit diplomatik të Serbisë lidhur me tekstin e Rezolutës.
Kjo është vizita e dytë e një ministri të jashtëm të vendeve të BE-së, pasi që të enjtën në Beograd ka qëndruar edhe kryediplomati gjerman Guido Westerwele.