Tirana barazoi pa gola ne kryeqytet me Besen. Dede Ndihem I tradhetuar




Pas Sulejman Staroves Nevil Dede eshte trajneri i dyte qe la stolin e Tiranes ne kete sezon. Numri nje i bardhebluve Refik Halili mori vendimin drastik pikrisht pas pikes qe mori dje skuadra e Tiranes ne Selman Stermasi. Shkaqet e largimit te teknikut ne fjale duket se jane te tjera. Ne pamje te pare Halili ka nxjerre dy piket e marra ne dy ndehsjet e fundit bardheblute te enjten barazuan me Skenderbeun ndersa dje barazuan me Besen nderkohe qe nje tjeter arsye e forte qe ka shtyre presidentin per te shkarkuar teknikun eshte edhe raporti jo I mire qe kishte ky i fundit me blerjet e reja. Si ne takimin me Skenderbeun ashtu edhe ate qe zhvilloi dje Dede nuk humbi rastin per te sulmuar Hyken dhe Lilen. Per te parin pati rezerva pas takimit me Skenderbeun ndersa per te dytin tregoi dje se nuk i ishte pergjigjur ne kohe kur kerkonta ta aktivizonte.



12 pike larg Flamurtarit


Java e 19-te e Kategorise Superiore ka qene e mrekullueshme per Flamurtarin. Themi keshtu pasi te kater ndjekeset me te aferta te vlonjateve nuk ia kane dale qe te marrin tri piket. Keshtu Dinamo dhe Vllaznia te shtunen moren respektivisht nje humbje dhe nje barazim. Nderkohe qe dje edhe Tirana e Skenderbeu nuk ia dolen qe te mbanin hapin e kryesuesve pasi barazuan pa gola perkatesisht ndaj Beses dhe Kastriotit. Tirana dhe Besa ndane nga nje pike ne barazimin pa gola ne Selman Stermasi por ne nje ndeshje qe u dhane kater kartone te kuq nga dy per cdo ekip. Artion Poci dhe Dimitrija Lazarevski te Beses u debuan nga fusha perpara se gjyqtari Emirjon Sino te largonte edhe Tefik Osmanin dhe Sabien Lilajn te Tiranes. Kater kartonet e kuq te kesaj ndeshjeje e cuan ne nente numrin e kartoneve te kuq te dhene ne javen e 19-te perfshire tre kartonet e dhene ne Bylis-Dinamo nje ne Vllaznia-Shkumbini dhe nje tjeter ne Elbasani-Teuta.



Dede Ndihem i tradhtuar


Menjehere pas ketij takimi trajneri i Tiranes rrefeu disa te fshehta qe asnjeri prej paraardhesve te tij nuk i kishte treguar. Edhe pse Halili ende nuk kishte thene azgje per sa I perket te ardhmes se teknikut ne fjale ky I funit komentoi pa doreza situaten e ndehsjesh me Besen. Lojen e kemi pasur nen kontroll gjate gjithe 90-minuteshit megjithate edhe ngjeshja ka ndikuar pasi kemi zhvilluar 3 ndeshje per 6 dite. Nuk mund te them qe ishim me lart se kundershtari por as me poshte. Madje e shtypem kundershtarin dhe e detyruam qe te dilnin dy lojtare me karton te kuq. Por megjithate mu duk paska i panevojshem nervozizmi i lojtareve te mi pasi kishim perballe nje ekip me 9 futbolliste ne fushe. Me vjen keq per dicka qe kater muaj pune qe kemi punuar bashke ata jane djersitur shume por te kjo sfide me la shume per te deshiruar. Pas ketyre fjaleve Dede kur u pyet se si ndihej pas kesaj pike te marre ndaj Beses tha Ndihem i tradhtuar sepse ekipi nuk u pergjigj sic duhet. Ndoshta kjo eshte paaftesi imja por e pashpjegueshme. Une ua kam thene edhe lojtareve qe ndoshta krenaria eshte nje virtyt qe te demton. Une jam krenar per ata futbolliste dhe keshtu do te mbetem deri ne fund por kjo sfide me zhgenjeu. Me pas numri nje i bardhebluve foli edhe per mosdeshire per te luajtur nga ana e lojtareve te tij Nuk arritem te finalizonim shperdoruam tre-kater raste pastaj pati edhe nje keqkuptim dhe nje mosdeshire. Mosdeshire Po nga ana e Gilman Likes. Une doja ta nxirrja ne nxehje por lojtari nuk donte. I dergova lojtarit zv.trajnerin qe ta njoftonte per te hyre ne fushe por nuk pranoi pasi kishte probleme me gryket. Pastaj shkoi shefi i klubit dhe foli me te dhe ai pranoi. Prandaj them qe ndihem i tradhtuar ne keto momente pasi ekipi nuk mu pergjigj kur kisha nevoje. Me tej ish-mbrojtesi bardheblu perjashtoi kategorikisht mundesine e doreheqjes nga detyra qe ka tashme tek skuadra me e titulluar ne Shqiperi. Une asnjehere nuk jap doreheqje qe ne momentin kur mora kete detyre ia kam bere te qarte edhe presidentit qe kurre sjam doreheqje pasi per te miren e klubit do mundohemi ta kalojme kete moment. Por nuk mund te kthehet Tirana mbrapa ku nderrimet dhe zevendesimet behen me telefon. Eumlshte me mire qe ti bejme publike te gjitha qe edhe tifozet te dine se cfare ndodh me ne. Eumlshte per te ardhur keq qe Tirana po ben nje hap pas. Ne fund te bisedes me gazetaret Dede tregon edhe arsyen perse ishte aq i qete pas asaj figure qe bene te tijte perballe Beses. Une jam shume i qete ndoshta me Korcen kam qene pak nen presion por sot jo ndoshta per nje arsye te vetme pasi nuk e mendoja qe shume faktore do te na vinin kunder para ndeshjes dhe gjate saj. Kush ka nderhyre me telefon Ka nderhyrje ndaj edhe une telefonin e mbaj gjithnje fikur pasi vijne njerez qe japin urdhra. Ka pasur nje debat ne pushim te ndeshjes lojtari ska dashur te luaje me pas ka dale nxehje pasi foli me shefin e klubit. Pas ketij momenti ne ne minutat e fundit ishim 11 me 9 dhe pas shkak lojtare u nervozuan. Ju te gjithe e pate qe i orientoja futbollistet qe te qarkullonin topin ne mesin e fushes - perfundoi Dede.




Kategoria Superiore



Te premten


Laci-Flamurtari 0-1



Te shtunen


Bylis-Dinamo 3-1


Vllaznia-Shkumbini 0-0



Te dielen


Kastrioti-Skenderbeu 0-0


Tirana-Besa 0-0


Elbasani-Teuta 2-0



Renditja


Nd. Pike


1. Flamurtari 19 43


2. Skenderbeu 19 36


3. Vllaznia 19 35


4. Tirana 19 31


5. Dinamo 19 28


6. Laci 19 27


7. Teuta 19 22


8. Shkumbini 19 22


9. Kastrioti 19 21


10. Besa 19 19


11. Bylis 19 18


12. Elbasani 19 12