Pas dasmës luksoze që kushtoi plot 12 milionë paund,Tamara Ecclestone, bija e pronarit të Formula 1, Bernie Ecclestone ka festuar në plazh së bashku me bashkëshortin e saj Jay Rutland.
Ecclestone e veshur me një palë bikini të bardha dukej mjaft e lumtur në krahët e bashkëshortit të saj.
Dasma e saj me Jay Rutland mund të jetë një prej dasmave më të shtrenjta të dekadës, mbase edhe të gjithë historisë së njerëzimit deri tani.
Ajo është kurorëzuar në hotelin luksoz Grand Hotel Du Cap Ferrat, afër Nisës.
Sir Elton John këndoi në dasmë për pagesën prej 2 milionë dollarë. Lionel Richie dhe Calvin Harris po ashtu kanë kënduar, por i kushtuan pak më lirë.
Në mesin e të ftuarve ishin edhe mbesat e Mbretëreshës, Princesha Eugenie dhe Beatrice, të cilat kurrë nuk shkojnë nëpër ngjarje si kjo.
Sipas mediave botërore, Ecclestone ka shpenzuar plot 12 milionë paund për organizimin e dasmës përfshirë këtu edhe fishekzjarrët.