Të tjera rreth shkrimit Deputetet PS-LSI ikin kur flet Berisha

TIRANE -  Ish-kryeministri Berisha, është rikthyer në sallën e Parlamentit, me një fjalor edhe më banal se ai i përdorur disa seance më parë për të cilin Byroja e pezulloi me 10 ditë. Berisha nga foltorja e Kuvendit ka përmendur sërish fjalë fyese, ndërsa është shprehur se etiketimet puciste dhe lavire bulevardi ndaj Ina Ramës, kanë qenë pak prej tij!
 
…..
Pas 10 ditë përjashtimi nga seancat plenare, nga foltorja e Kuvendit këtë të enjte, ish-kryeministri Berisha komentoi vendimin e  Byrosë së Kuvendit, duke shprehur revolt për një “dënim” që sipas tij duhej marrë ndaj kreut të qeverisë. Deputeti demokrat u rikthye me “mbrojtjen” se fjalët fyese që tha në parlament para disa seancash, ishin citim i fjalëve fyese që sipas tij Rama, ka përdorur ndaj ministres së Kulturës dhe bashkëshortes së ministrit Veliaj…por edhe një gruaje të tretë të cilën Berisha tha se nuk prononcohet.
 
“Kurrë si kryeministër apo President president s’e kam lejuar veten të agravoj me sharje, se është abuzim i turshëm i pushtetit dhe nuk lejohet sepse është praktikë e botës që lamë pas. Ishte Mehmet Shehu që i thoshte njerëzve “të var aty e të var këtu”. Morët vendim se unë citova fjalët që zotëria i adresonte ministres dhe të shoqes së ministrit dhe një të trete për të cilën nuk jam prononcuar. Ju e dëgjuat e patë me sy kur ai i ulur si një ordner si rrugeçërit që shohin nga vrima e celësit në derë…Ppse ma bëni mua dhe s’ia bëni atij? Si përfaqësohet vendi me një njeri si ai? Mëkat është ta citosh atë. Unë do t’ia përplas gjithçka në surrat nga kjo foltore”, tha Berisha.
 
Ndërkohë, duke iu referuar faktit se ka fyer ish-kryeprokuroren Ina Rama me fjalët “puçiste” dhe “lavire Bulevardi”, Berisha sqaroi se e ka pasur në kontekstin e “lavires politike”. Dhe, sipas tij, Ina Rama e ka pasur pak këtë ofendim prej tij.

“Mund të thotë dikush për Ina Ramën… Ajo është puçiste dhe i është thënë lavire politike dhe i është thënë më e pakta”, tha Berisha.

Deputetet PS-LSI: Lëmë seancën sa herë që flet Berisha..nga fjalori
Gratë deputete të mazhorancës kanë braktisur sallën e Parlamentit në momentin kur fjalën e mori ish-kryeministri Sali Berisha. Dhe ky do të jetë një qëndrim që do të mbahet sa herë që fjalën do ta marrë deputeti demokrat Sali Berisha.

Ky qëndrim politik i grave të majta deputete, vjen për shkak të fjalorit fyes që përdori ish-kryeminsitri Berisha disa seanca më parë, ndaj bashkëshortes së ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj.
 
Berisha vjen në këtë seancë pas 10 ditë përjashtimi nga Byroja e Kuvendit, pikërisht për fjalorin e përdorur prej tij.


(Salla e Kuvendit pa deputetet e majta)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)