Pas transmetimit në BOOM të rastit  ku  një kredimarrës i fondit  Besa  përfundoi në përmbarim për një lapsus të noteres  që kishte shënaur si datë të fillimit të kredise jo 24 prillin por 24 shkurtin duke shkaktaur një zinxhir të gjatë dëmi tek klienti, ka reaguar Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni Financiar.


Pasi na sqaroi rrethanat në të cilat ka ndodhur  ky keqkuptim zoti Bajram Muçaj u  shpreh  se  pas transmetimit të kronikës në emisionim BOOM  ka marrë masa të menjëhershme  që të bëjë nul procedurat e klientit në përmbarim dhe gjykatë.


Njëkohësisht  premtoi se  lekët e përmbarimit në shumën 800 mijë lekë të vjetra do ti paguajë fondi Besa dhe jo kredimarrësi. Pra kredimarresi lirohet nga çdo  detyrim përmbarimor.


Ndërsa  kërkesës  së bërë nga gazaterja e Boom për rishikimin e nenit 11 të kontratatës të kredise ku thuhet se nëse nuk bëhen dy pagesa të njëpasnjëshme klienti shkon në përmbarim çka të lë të nënkuptohet se duhet të jetë dy muaj pagesa të plote, ndërkohë që drejtoresha na ka thënë se nuk është kështu por edhe kur kalon një ditë shkon në përmbarim. Drejtori i institucionit ka premtuar që do bëhet menjëherë rishikimi i këtij neni  për të përcaktuar qartë penalitetet.




Bajram Muçaj, Drejtor Ekzekutiv i fondit Besa: Si efekt i mos reflektimit të datës reale, unë mendoj që institucioni do të mbyllë koston e përmbarimit të këtijklienti, pra nuk do ta mbyllë klienti.


Gazetarja: Që do të thotë?


Bajram Muçaj, Drejtor Ekzekutiv i fondit Besa: Që 78 mijë lekë që ishin ngarkuar klientit do ti mbyllë institucioni. Këtu nënkuptoj që  procedurat ligjore me këtë klient janë nul, pra që klienti nuk presupozohet që është dërguar as në gjykatë dhe as përmbarim, pasi procedurat që  janë ndjekur ka pasur vend për të shikuar edhe ndonjë mangësi. Nëse klienti ka për të devijuar nga kontrata ose duhet të bëjë një marrëveshje me institucionon dhe të thotë që unë nuk e paguaj dot deri në datën 8, pro do ta paguaj në datën 28, ne jemi dakord. Por këtë kosto klienti nuk do ta mbajë.


Gazetarja: A mund të bëhët një rishikim i nenit 11.1 të kontratës sepse le për të nënkuptuar. Unë them që është çik evaziv, aty thuhet: Kur janë dy pagesa të një pas njëshme të papaguara kalon në përmbarim çka të lë të nënkuptohet që nuk paguaj dy muaj dhe unë shkoj  në përmbarim, ndërkohë që drejtoresha na njohu me një fakt tjetër nuk është shumë e qartë kjo.


Bajram Muçaj, Drejtor Ekzekutiv i fondit Besa: Ky problem që u ngrit ndoshta është një shkak që ne të bëjmë një rishikim më të saktë të procedurave pasi nuk është vetëm dy pagesa të një pas njëshme është edhe kur bën tre pagesa të pjesshme. Por duhet të bëjmë një saktësim. Klienti të jetë i qartë për këtë procedurë. Fondi Besa ka 76 zyra në të gjithë Shqipërinë me 30 mijë klientë dhe mund të ketë edhe probleme dhe ankesa, kërkesa të ndryshme. Nëse ka dicka që unë e shikoj me korrektësi maksimale janë ankesat e klientëve dhe unë do të sugjeroja ata janë të lirë të bëjnë kërkesa, ankesa në organet e drejtësisë, në media, por përpa ti drejtohesh institucionit Fondit Besa pasi do të ketë dashamirësinë maksimale për të zgjidhur këto probleme.


 


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter