Pas humbjes në sfidën e Ligës së Kombeve me Skocinë në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër, kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj së bashku me trajnerin Christian Panucci kanë dalë në një konference  për mediat.


Kapiteni Mavraj, i cili la vetëm skuadrën në minutën e 22 të takimit pas ndëshkimit me karton të kuq pas një gjesti antisportiv, nuk ka ngurruar të kërkojë falje dhe njëherësh të japë fjalën për një kthesë në miqësoren me Uellsin.


Të gjithë kemi përgjegjësi për situatën ku ndodhemi. Kam kërkuar falje ekipit për kartonin e kuq. Presim kthesën në miqësoren ndaj Uellsit, tha Mavaraj.


Nga ana tjetër, timonieri i Kuqezinjve teksa është pyetur për të ardhmen, ai ka deklaruar se kjo pyetje duhet ti drejtohet kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukës.


Duhet të pyesni Dukën për të ardhmen time si trajner. Me grupin e plotë mund të shkojmë në Europian, tha Panucci.


Si mund të dilet nga ky tunel?


Ka 1 vit e gjysmë që ekipi ka bërë një rënie, objektivi është të ecim sa më parë. Nga tuneli dilet duke punuar. Askujt nuk i intereson të thotë sa lojtarë i kanë munguar Shqipërisë në 1 vit e gjysmë. Gjermania doli e fundit në Ligën e Kombeve, imagjinoni çfarë mund ti thonë të shkretit Lëv. Kur të jetë gjithë grupi në dispozicion, kjo skuadër mund të tentojë të shkojë në Kampionatin Europian. Duke qenë se unë jam përgjegjësi i vetëm, jam përpjekur të sjell diçka ndryshe. Duke qenë se janë njerëzit arrogantë dhe nuk ndryshojnë mendim, nuk kam asnjë problemi të them që duhet të ndryshojmë patjetër. Historia tregon diçka tjetër. Unë nuk jam idiot. Duhet të ndryshoj. Po vazhduam në këtë rrugë, vë në vështirësi lojtarët.


Çfarë do të ndryshojë, duke filluar që nesër?


Nesër do të duhet një ulërimë nga lojtarët, duhet të tregojnë atributet e tyre. Dëgjoj një stadium që ofendon me të drejtë, jam një person serioz dhe e vuaj shumë këtë gjë. Kam gabuar në këtë vit idenë e futbollit që duhet të sillja. Prandaj do të ndryshojmë dhe shpresoj të shkojmë në një rrugë që do të jetë e dyta.


Mos ndoshta keni gabuar që keni qenë euforik?


Nuk kemi treguar atë që ne jemi si Kombëtare. Kjo peshon në karakterin tim. Nuk i stërvit çdo ditë lojtarët. Duhet të trajnosh sa më pak të jetë e mundur me ndryshimet e lojtarë. Shumë ekipe big ka rënë nga Liga, nuk kam dëgjuar për ndërrimin e trajnerit, kjo është gjeja e fundit që diskutohet. Në Kombëtare nuk ka asnjëherë provë, jemi përpjekur të sjellim një ide por nuk shkoi mirë.


19 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)