Pas arritjes së marrëveshjes në mesnatë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deputeti i PS-së Erjon Braçe ka ndarë një shqetësim të tijin në faqen e Facebook. Ligjvënësi i Lushnjës ka sulmuar mëngjesin e sotëm ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti, që vjen nga radhët e LSI-së, ku në fokus është çmimi i produkteve bujqësore. Ai me ironi si fillim kërkon falje ndërsa shprehet se ka një hall banal, ku ngre shqetësimin për çmimin e patates dhe qepës.


MESAZHI I BRACES


Me falni, po kam nje hall banal,


jo kaq te madh sa pushteti!!


CPO NDODH ME CMIMIN E PATATES E QEPES, MINISTER?!


Tani, ne mengjes, ne Divjake,


200 leke te vjetra per kilogram patatja e


250 leke te vjetra per kilogram qepa!!


Ky eshte krim!


2 here me poshte se kostoja cmimi i patates.


2 here me poshte se kostoja cmimi i qepes.


As qe ka te krahasuar me vjet, edhe pse vjet u shit ne kosto;


Per fitim as qe u be fjale!


Kontrollova tregun e madh te shumices tani, ne autostrade ne Tirane dhe, patatja po u shitet tregtareve te pakices nga ata te shumices qe kane grumbulluar prodhimin ne Divjake, me 750 leke, qepa me 800 leke!!


Ky eshte krim edhe me i madh!


Se te shiteshin ketu me 300 e 350 leke per njerezit qe ushqehen, do ishte gjysma e te keqes; Njerezit do blinin e produkti do terhiqej nga Divjaka, bujqit ne te gjithe Lushnjen ne fakt! Por makuteria e ketyre po tapos tregun, po kalb produktin ose po ul edhe me cmimin.


E di cdo te thote kjo minister? Qe sezonin e ri, ata qe po vjen, te mos kete me kush para per te mbjelle! Keshtu me domaten ne Kemishtaj e Goricaj, keshtu me specin ne Spolate, keshtu e me keq me kastravecin kudo, keshtu edhe me pataten e qepen.


Per tua kujtuar,besoj e mbani mend qe ne pataten nuk e cojme dot as per eksport ne vendet e BE?! E mbani mend polonine qe edhe e beri kontrata nje vit e ca me pare ne Divjake, por ne kufi zbuloi se produkti yne nuk lejohej te shitej ne vendet e BE?! Ka kaluar nje jete-kohe, per bujqit kaq eshte dhe, asnje treg i ri nuk eshte hapur per paten tone, te Divjakes e Lushnjes se pari!


Po e perseris, ky eshte krim ndaj bujqve, ekonomise se tyre te vogel por eshte krim edhe ndaj ekonomise kombetare!