Kryetari i Bashkisë së Matit, Nezir Rizvani duke komentuar shpërthimin me lëndë plasëse pranë banesës së tij në katin e katërt të një pallati në Burrel, thotë se nuk ka konflikt me asnjë person.


Sipas tij, shpërthimi mund të ketë pasur qëllim presioni, por shtoi se nuk ndihet as i frikësuar dhe as në presion.


Rizvani: Si ngjarje është e shëmtuar. Nuk mund të përcaktoj asnjë lloj piste realisht, sepse në përgjithësi nuk kam asnjë lloj konflikti. Nuk mund të përcaktoj as pistë dhe as qëllimin e ngjarjes. Nuk kam asnjë lloj konflikti.


Edhe tek pjesa e detyrës nuk mund të përcaktoj qëllimin. Duket tip presioni. Ka një ndjenjë pasigurie. Megjithatë, unë nuk karakterizohem nga as nga frika dhe as presioni. Frikë ka ai që e ndjen veten fajtor dhe unë nuk ndihem në asnjë drejtim. Me qytetarët kam një komunikim normal.


Shpërthimi u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia tha se mund të jetë përdorur deri në 100 gram lëndë plasëse.


/Ora News.tv/


 


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter