Pas video-skandalit të publikuar nga CNA.al, ku deputeti demokrat Ervin Salianji është kapur duke shkëmbyer mesazhe perverse me shtetasin-en G.D., deputeti demokrat për dy javë rrjesht u fsheh si struci.


Deputeti i cili gjithmonë ka qënë tepër aktiv në sallën e parlamentit, me replika, fjalime apo akuza ndaj mazhorancës, në dy seanca parlamentare kyçi gojën dhe u bë i padukshëm në sallën e parlamentit.


Por, sot ka ndodhur çudia. Deputeti ka vendosur ta hajë turpin me bukë dhe ka marrë fjalën në seancën plenare, ku po flitej për Vettingun në Policinë e Shtetit.


Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, deputeti Salianji tha se para se të vimë dhe të diskutojmë në lidhje me këtë ligj, duhet të diskutojmë te ky ligj.


Sipas Salijanit, ky propozim i mazhorancës ka ardhur pasi, Rilindja largoi të gjithë drejtorët dhe policët e ndershëm, për ti hapur rrugën emërimeve nepotike , të atyre që kanë ndihmuar Rilindjen në zgjedhje.


Gjithashtu ai tha se PS largoi nga Policia e Shtetit të gjithë ata që denoncuan lidhje e policisë me trafikun e drogës dhe të vetë ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.


Gjithashtu ai tha se PS minimumi duhej ta pranonte dhe të kërkonte falje për ish-ministrin e saj të lidhur me trafikun e drogës.


Por, deputeti demokrat harroi apo bëri sikur, që të kërkojë falje për sjelljen e tij në sallën e parlamentit. Aty ku ai paguhet me taksat tona, për të mbrojtur interesat tona, kapet duke shkëmbyer mesazhe të turpshme dhe perverse. Kjo tregon sesa i interesojnë deputetit të Lulit problematikat e shqiptarëve./ CNA.al