Pasagjerët e linjave të Bolonjës dhe Veronës, mbetën të bllokuar në aeroport nga pilotët që nuk vinin në aeroport
TIRANE- Pasagjerët e kompanisë ajrore "Albanian Airlines", nuk kanë mundur të udhëtojnë dje në mëngjes dhe në drekë në oraret e paracaktuara, në drejtim të destinacionevë të tyre përkatësisht në Veronë dhe në Bolonjë të Italisë, por vetëm disa orë më vonesë. Avioni në drejtim të Veronës, mësohet se ka qenë planifikuar për t'u nisur në orën 07:00 të mëngjesit, por nisja është kryer shumë kohë më vonë.
Ndërkaq, fluturimi i dytë për t'u kryer për në Bolonjë, ishte planifikuar të kryhej në orën 14:00, por nisja është kryer së paku tri orë me vonesë. Këto probleme kanë sjellë që rreth 100 pasagjerë të kësaj kompanie që kishin zgjedhur të udhëtonin në drejtim të Bolonjës dhe të Veronës, të torturohen për disa orë në tranzit.
Një vonesë e tillë, sipas burimeve, mësohet se ka qenë e kushtëzuar nga fakti se udhëtimi do të kryhej me të njëjtin mjet fluturues që duhej të kishte kryer transportimin e pasagjerëve në mëngjes në drejtim të Veronës pilotët e të cilit nuk pranonin të udhëtonin.
Një problem i tillë mësohet se ka ardhur për shkak të mosmarrëveshjeve të drejtuesve të kompanisë me punonjësit e tyre e në mënyrë të veantë me pilotët e avionëve. Ndërkaq, pasagjerët që kishin paguar biletat për të udhëtuar me avionët e kësaj kompanie janë detyruar të presin më së paku deri në tri apo katër orë për të nisur fluturimin drejt destinacioneve që ata kishin planifikuar për të udhëtuar.
Kjo ka shkaktuar jo pak kaos në zonën kufitare të aeroportit të Rinasit, apo si quhet ndryshe pika e tranzitit, për shkak se shumë prej pasagjerëve, kanë pasur jo pak probleme dhe disa prej tyre edhe janë revoltuar për pritjen e e gjatë të pakuptimtë në tranzitit. Madje në kohën e nisjes së fluturimeve të tjera, kur pasagjerët e kësaj kompanie ndodheshin në zonën kufitare është shkaktuar mbipopullim.
Në sportelin e kompanisë ajrore "Albanian Airlines", punonjësit e saj janë përgjigjur se shkak i vonesës së nisjes së avionit kanë qenë problemet me pilotët të cilët ishin vonuar por që ishin duke mbërritur në aeroport.
Sipas të njëjtit burim, avioni në drejtim të Bolonjës duhej të nisej rreth orës 17:30. Rreth 10 minuta më vonë është parë që një avion me mbishkrimin e "Albanian Airlines", të lëvizte në pistë. Ndërkaq pak kohë më vonë, është mësuar nga burime të ndryshme në aeroport lëvizja e pasagjerëve në drejtim të destinacionit të paracaktuar.
100 pasagjerë ka qenë afërsisht numri i personave që kishin planifikuar të udhëtonin nga Rinasi në drejtim të Veronës dhe Bolonjës së Italisë me avionin e kompanisë "Albanian Airlines", por që kanë mbetur për orë të tëra në aeroport, për shkak se kompania nuk kishte pilotë.
Disa muaj më parë, shoqëria ajrore "Albanian Airlines", ndërroi pronarin e saj, nga një grup biznesmenësh arabë, tek një grup Uzbekë. Nuk dihet se sa ka qenë vlera e shitjes së aseteve të kompanisë ajrore që mban emrin dhe logon e "Albanian Airlines", por burimet pohojnë se vlera ka qenë e konsiderueshme, pa dhënë detaje apo shifra rreth këtij transaksioni.