Një pritje e papritur i është rezervuar ministrit të ri të Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini, në Puglia ku ai u ndal për fushatën zgjedhore për administratorët.


Pasi mbërriti në Brindisi, në minibusin që të shoqëron nga avioni për te terminali i aeroportit, udhëheqësi i Lega Nord-it është përshëndetur nga disa pasagjerë që kënduan këngën Bella ciao.


Videoja me këngën ironike në drejtim të liderit të populistëve të lega Nord u postua në Facebook nga Giuseppe Gelo.


“Ne ishim në bord me disa nga miqtë e sindikatës CGIL – thotë autori – dhe të pranishmit e tjerë na u bashkuar. Sigurisht që nuk i pëlqeu. Dikush u përpoq të përgjigjet me ‘La canzone del Piave’, por heshti menjëherë”, thotë sindikalisti i tregtisë nga Brindisi.



7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)