Ajo konsiderohet si një ndër femrat me seksi në botë dhe është normale që i fejuari i saj, biznesmeni Nick Loeb, të ndihet xheloz. Mediat raportuan për një zënkë gjatë natës së ndërrimit të viteve mes tij dhe Vergaras, duke qenë se shkuan në lokalin e ish-të të kësaj të fundit. Mediat raportojnë se Loeb u konfliktua fizikisht, ndërsa aktores së njohur iu gris edhe fustani. Dhe, shenjat e ngjarjes janë të qarta në trupin, qafën dhe këmbën e Loeb, ku shihet qartë se ai është çjerrë. Megjithatë, ata duket se e kanë tejkaluar këtë ngjarje dhe janë parë të qeshur me njëri-tjetrin në plazh.