Do të largohet në janar, maksimumi në qershor. E ardhmja e Javier Pastores do të jetë larg Paris Saint-Germainit, i cili ka vendosur ta shesë mesfushorin argjentinas, për ta nxjerrë shumicën e parave të shpenzuara për të një vit e gjysmë më parë, përkatësisht 42 milionë euro nga Palermo.

Ekipi francez ia ka dhënë rastin, por Pastore nuk ka bindur. Kontrata e tij skadon në vitin 2016 dhe dëshirë e tij është që të mbetet në kryeqytetin francez, por PSG ka ide tjera.

Në janar do të arrijë braziliani Lucas nga San Paolo dhe PSG po e kërkon edhe Ëesley Sneijderin e Interit, që nënkupton se Pastore nuk ka më vend në qytetin e modës.