Kanali i Zejmenit, që përcjell drejt detit ujerat e larta të zonës, duke sjellë edhe përmbytje të banesave pasi nuk përballonte dot prurjet, po pastrohet nga eskavatorët e bordit të kullimit.


Sipas drejtuesve të bordit të Kullimit për Veriun Petrit Gjoni dhe administratori i Zejmenit Edmond Ndreu, ndërhyrjet do të evitojnë përmbytjet problematike në zonë.


Petrit Gjoni, Drejtor i Bordit të Kullimit Rajoni i Veriut: Me fondet e emergjencës angazhuam për të hapur këtë kanal dhe për ta lënë të hapur në parametrat e duhura. Problemet në vazhdim do të jenë shumë më të pakta.


Megjithatë problem për këtë zonë mbetet edhe urat përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër. Sipas Gjonit, urat nuk lejojnë kullimin e tokave, ndaj duhet ndërhyrë edhe në to.


Kanali shkarkues i ujërave të larta në Zejmen përmbyti disa herë këtë zonë, gjatë muajit nëntor, si pasojë e prurjeve të shumta nga reshjet e shiut.


/Oranews.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter