Të apasionuarit pas mjeteve të fluturimit mezi po presin që të bëhen publike planet për ndërtimin e një superavioni, që do mund të fluturojë nga Londra në Sidnej për katër orë.


Me ndihmën e NASA-s, prodhuesit amerikanë do të zbulojnë prototipin që do pasojë avionin Concorde gjatë një shfaqje ajrore muajin tjetër.


Boeing, Lockheed Martin dhe Gulfstrem do të ndërtojë këtë avion supersonik për pasagjerët. Avioni do përbëhet nga materiale më të lehtë, do ketë motor më të avancuar dhe do jetë më kompakt. Ai do mund të fluturojë më shumë se 2500 milje në orë. Avioni në këtë mënyrë do pasojë ikonën Concorde, që fluturonte deri në 1.350 milje në orë.