Një nga gratë më të pasura të Rusisë, bashkëpronare  e Grupit S7, Natalia Fileva, vdiq të dielën në një aksident ajror në Gjermani.


Fileva, 55 vjeç, ishte në bordin e një avioni Epic LT, me një motor me gjashtë vende, i cili u rrëzua dhe u dogj në një fushë pasi iu afrua aeroportit të vogël në Egelsbach, një qytet në jugperëndim të Gjermanisë, tha kompania ajrore në një e-mail.


Policia gjermane tha se kishte tre persona në aeroplan, përfshirë pilotin e fluturimit, i cili ishte me origjinë  Franceze. Fillimisht u tha se dy pasagjerët besohej se ishin qytetarë rusë, por identifikimi i tyre zgjati për shkak të hetimeve.

































Autoritetet gjermane të aviacionit po shqyrtojnë shkakun e rrëzimit të avionit. Egelsbach është rreth 10 kilometra në jug të Frankfurtit. Forbes.ru, e vlerësoi pasurinë e Filevës në 600 milionë dollarë.


Ekipi i Grupit S7 shpreh ngushëllimet e sinqerta dhe të përzemërta për familjen dhe të dashurit e zonjës Fileva, tha kompania në një deklaratë.


Kujtimi i saj si një udhëheqëse frymëzuese dhe simpatike; një person i mrekullueshëm do të qëndrojë përgjithmonë në zemrat e të gjithë punonjësve të Grupit S7. Është një humbje e pariparueshme, thuhet në deklaratën ngushëlluese.


Me një bazë në Aeroportin Domodedovo të Moskës, S7 është pjesë e Aleancës Oneëorld  dhe fluturon në 150 destinacione në 35 vende të ndryshme të botës.