rama beqajQeveria


Ja sa kanë deklaruar ministrat e tjerë, Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri


ARTEMISA HOXHA


Ministri i Shëndetësisë vijon të marrë të ardhura nga shitja e kompanisë “Intech”, për të cilin shpeshherë është akuzuar nga opozita për përfitimet në tenderë publikë. Në deklaratën e pasurisë, ministri Beqaj ka bërë me dije se për vitin që kaloi, nga shitja e 51% të kuotave të kompanisë “Intech” shpk ka përfituar shumën e 10 000 000 lekëve. Nuk specifikohet nëse është neto apo bruto pa zbritje të tatimit mbi të ardhurën personale, shitja është bërë në datën 29.08.2013. Gjatë vitit të kaluar, kreu i Ministrisë së Shëndetësisë ka shlyer edhe një pjesë të kredisë që ka marrë që në 2007-n me vlerën e 100 mijë eurove, nga e cila ka shlyer vlerën 12 700 euro. Nga kjo kredi, ministri ka për të shlyer edhe 19 420 mijë lekë. Në deklaratën e të ardhurave të tij për vitin e kaluar, ministri i Shëndetësisë ka paraqitur edhe të ardhura nga pjesëmarrja në këshilla administrativë dhe borde që kapin vlerën e 145 000 lekëve. Pjesë e të ardhurave është edhe qiraja e një apartamenti, nga i cili për vitin e kaluar, familja e ministrit Beqaj ka përfituar 900 000 lekë. Bashkëshortja e ministrit të Shëndetësisë rezulton se për vitin 2015 ka pasur dy burime të ardhurash. Të ardhurat e zonjës Adriana Beqaj janë shtuar nga puna në një bankë të nivelit të dytë që kapin vlerën e 3 663 000 lekëve, si dhe të ardhura nga shitja e shoqërisë “Proinvest” shpk me vlerën e 1800 eurove. Sipas të dhënave të publikuara në ILDKPKI, rezulton se për vitin e kaluar është pakësuar një llogari bankare me 260 USD, si dhe disa llogari rrjedhëse; një llogari rrjedhëse me 1 240 euro, një tjetër me 300 euro, si dhe një tjetër llogari rrjedhëse me vlerën e 7 270 000 lekë. Sipas kësaj deklarate, rezulton se bashkëshortja ka shtuar llogari bankare në vlerën 1 480 000 lekë, dhe një llogari tjetër me vlerë 1 216 000 lekë me burim të ardhurash nga puna. Gjithashtu, bashkëshortja ka pakësim në llogari me 4 100 euro dhe shtuar një depozitë në vlerën 400 USD.


Ministri Gjiknuri


Në deklaratën e pasurisë për vitin 2015, ministri Damian Gjiknuri ka bërë të ditur se të ardhurat e tij nga paga si ministër kanë qenë 1 671 249 lekë, ndërsa të ardhurat e bashkëshortes, nga paga dhe shpërblime të tjera janë 1 100 000 lekë. Por sipas të dhënave të deklaruara në ILDKPKI, bashkëshortja e ministrit ka përfituar të ardhura bruto edhe nga aktiviteti privat studio projektimi Fabrika me shumën e 1 939 654 lekëve, të ardhura nga kthim huaje e deklaruar edhe në vitet e mëparshme në vlerën 10 000 euro, si dhe të ardhura nga shitja e një automjeti me vlerën e 15 000 eurove. Çifti Gjiknuri janë duke shlyer edhe një kredi me shumën e 30 mijë eurove, kredi kjo e marrë për blerjen e një makine nga bashkëshortja. Për vitin që kaloi, Gjiknuri ka shlyer në vlerën 284 523 lekë një kredi për shtëpi, ku detyrimi i mbetur në datën 31 dhjetor është 1 615 000 lekë, gjithashtu është shlyer edhe një kredi në vlerën 4 664 euro, e marrë nga bashkëshortja për blerje makine, totali 30 000 euro. Për vitin 2015, në familjen Gjiknuri është pakësuar një llogari rrjedhëse me 61 621 lekë, një tjetër llogari me 2 080 lekë, ndërsa janë shtuar një llogari me 87 200 lekë, shtuar një llogari tjetër me 10 053 lekë, si dhe shtuar një llogari në valutë të biznesit me 9 702 lekë. Bashkëshortja rezulton se ka pakësuar llogarinë rrjedhëse nga paga në vlerën 436 869 lekë, si dhe ka blerë automjet “Mercedes Benz” në shkurt 2015 me një vlerë prej 44 000 eurosh.


Kryefinancieri Ahmetaj


Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili në 2015-n ka mbajtur postin e ministrit të Ekonomisë, rezulton se të ardhurat për vitin e kaluar i ka shtuar me vlerën e 1 541 554 lekë nga paga si ministër; me 46 200 lekë nga pjesëmarrja në Këshillin Kombëtar të Territorit, si dhe 92 400 lekë nga pjesëmarrja në Komisionin e Ndihmës Shtetërore. Llogaria personale e Arben Ahmetajt në monedhën euro është pakësuar me 2 577 euro, si dhe një tjetër është shtuar në vlerën 1 453 euro. Llogaria e përbashkët e bashkëshortëve është pakësuar me 75 482 euro, pasi është përdorur për depozita për fëmijët dhe blerje bono thesari. Ndërkohë që sipas deklaratës së bashkëshortes Albina Mancka, të ardhurat e saj janë shtuar nga paga me shumën e 5 393 258 lekëve, nga qiradhënia e ambienteve te Samos Tower me 10 200 euro, si dhe nga qiraja e ambienteve te Tobourg me vlerën 12 000 euro. Për vitin 2015, Ahmetaj ka shlyer 11 811 euro nga kredia e vitit 2006 me vlerë kredie 100 000 euro. Gjithashtu, ai ka shlyer 3 861 euro kredi të marrë në vitin 2009 me vlerë 24 111 euro, ku kanë mbetur edhe 2 630 euro. Një tjetër kredi e shlyer është dhe ajo me 3 009 euro, një hua leasing për makinë, mbetur pa shlyer deri më 31 dhjetor 2015 vlera prej 2 747 eurosh. Në llogarinë e ministrit janë shtuar 974 301 lekë. Ka një tjetër llogari me 78 USD gjendje. Gjendje në minus 2 658 euro llogaria e lidhur me kartën AMEX. Pakësuar 35 780 lekë llogaria e pagës. Zonjës Mancka, llogaria në euro i është shtuar me 284 euro. Llogaria në lek është shtuar me 431 989 lekë. Llogari në lek për prepaid card 10 000 lekë. llogari plan pensioni kursimi nga banka shtuar me 913 684 lekë dhe totali, datë 31 dhjetor, 2 254 596 lekë. Ndërkohë që janë shtuar edhe dy llogaritë e fëmijëve, përkatësisht një 30 027 euro dhe tjetra 40 036 euro.