Kryetari i grupit parlamentar te Partise Demokratike, Astrit Patozi komenton bojkotin e kuvendit nga Partia Socialiste, duke i konsideruar kushtet e vendosura, si absurde.

"Kutite e votimit, nuk hapen nga kryeministri apo nga parlamenti po nga institucionet perkatese. Kushtet e opozites jane pretekse per shkak te debatit te brendshem ne Partine Socialiste", u shpreh Patozi.

Kryetari i grupit kuvendor demokrat shprehu besimin se PS do te rikthehet ne parlament ne respekt te elektoratit te saj, por dhe per te marre pergjegjesite qe i takojne.