Kryetari i grupit parlamentar të PS, Astrit Patozi ka deklaruar sot se manifestimi paqësor i ditës së djeshme nga PD tregon përgjegjësinë e kreut të saj për ngjarjet e 21 janarit.
Në një deklaratë për shtyp, Patozi ka akuzuar liderin e opozitës se më 21 janar organizoi një grusht shteti duke dërguar në kryeqytet kontigjente kriminale të armatosura.
“Cdo ditë që kalon e bën më të qartë përgjegjësinë e Edi Ramës për dhunën para selisë së qeverisë. Rama, me synimin e tij për t’u bërë kryeministër, mblodhi grupe kriminale në Tiranë. Ai i coi njerëzit atje me pistoleta, thika dhe bomba molotov”, ka deklaruar Patozi.