Nenkryetari i PD-se, Astrit Patozi eshte shprehur gjate takimeve te tij elektorale ne disa komuna te Vlores, se PD e ka kapercyer vetveten duke ju referuar premtimeve te vitit 2005.

Patozi eshte shprehur ne takimet ne Vllahi, Armen dhe ne bashkine e Selenices, se ajo per te cilen PD kishte kerkuar voten kater vjet me pare ishte e prekshme per gjithkend.

“E keni vene re se nuk permend kurre emrin e Delijorgjit, sepse biznesmeni i gjendur pas hekurave eshte ortaku i kryetarit te Bashkise se Tiranes dhe PS-se”, eshte shprehur Patozi.