Një aksident rrugor është regjistruar në orët e pasdites së sotme pranë zonës së 21 dhjetorit në kryeqytet.


Një patrulllë e policisë rrugore që udhëtonte me motor është përplasur me një tjetër automjet.


Si pasojë e aksidentit mësohet se ka mbetur i plagosur një efektiv i policisë, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim.


Policia ka rrethuar zonen e aksidentit dhe po heton mbi ngjarjen. Ora News disponon pamje nga vendi i ngjarjes(VIDEO).



/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter