Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Poposki me rastin e 21 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë. Lajmin e ka publikur ministria e Jashtme e Kosovës, e cila thekson se Hoxhaj në letrën e tij dërguar Poposkit, ka theksuar marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, që karakterizohen nga bashkëpunimi dhe mbështetja në shumë fusha.


Ai ka shprehur vullnetin e institucioneve të Kosovës për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit të dyanshëm ndërmjet dy vendeve.


Ne besojmë se marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe dy popujve tanë do të thellohen më tutje, thuhet mes te tjerash në letrën e Enver Hoxhajt dërguar Nikolla Poposkit.