Koreja e Veriut ka informuar Japoninë fqinje për trajektoren e raketës që planifikon të testojë gjatë këtij muaji.


Phenjani ka thënë se do të testojë raketë me rreze të gjatë veprimi ndërmjet 10 dhe 22 dhjetorit.


Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut i kanë bërë thirrje atij që të anulojë testimin. Japonia, në anën tjetër, ka urdhëruar ushtrinë që të hedhë poshtë çdo raketë që shkel hapësirën e saj ajrore.


Shqetësime për provën e tillë ka shprehur edhe Kina.


Koreja e Veriut thotë se provat kanë qëllime paqësore, por Uashingtoni dhe aleatët e tij dyshojnë se Phenjani po zhvillon raketa interkontinentale balistike, edhe pse e ka të ndaluar nën rezolutat e Kombeve të Bashkuara./Indeksonline./