Infermieret: Në spital nuk do të ketë ilaçe edhe gjatë dimrit

Edhe pse është dëshmuar disa herë, se gjendja e medikamenteve në spitalin e sëmundjeve të brendshme e në përgjithësi e të gjitha spitaleve të tjera në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza është tejet e vështirë,





sërish problemi nuk ka gjetur asnjë zgjidhje. Pacientët janë ata të cilët përpos ditëve të nxehta e temperaturave të larta e ndjejnë në mënyrë të drejtpërdrejtë mungesën e theksuar të ilaçeve. Mungesa e tyre duke përfshirë jo vetëm ato të shtrenjtat por edhe ilaçet kryesore për mjekimin e sëmundjeve të ndryshme është kthyer tashmë në gjendje rutine. Nga vëzhgimet e ditës së djeshme nga gazeta SOT në pavijonet e hematologjisë dhe pavijonit të sëmundjes së diabetit është vënë re mungesa e theksuar edhe e shisheve të serumeve e sidomos fiziologjikëve serume që janë të detyrueshme për të sëmurët me diabet.


 


 


 


Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"