PEJEuml- Ali Haskaj 48-vjec nga komuna e Decanit ish-ushtar i UCK-se eshte vrare mengjesin e sotem ne nje lokal ne fshatin Jabllanice te Pejes. Nga te shtenat eshte plagosur edhe nje person tjeter i moshes 42-vjecare i cili po trajtohet ne Spitalin e Pejes. Ngjarja eshte konfirmuar nga Policia e Kosoves sipas se ciles para vrasjes Haskaj ishte perfshire ne nje debat me disa persona te cilet dyshohet te jene autore te vrasjes. Policia tashme ka arrestuar kater persona ne mes te te cileve eshte edhe nje femer.

Haskaj ka qene anetar i ish-Ushtrise Clirimtare te Kosoves ne Zonen e Dukagjinit. Burime te aferta me rastin tregojne se i ndjeri Haskaj ishte i ulur ne nje tavoline me te arrestuarit qe konsiderohen te dyshimte per vrasjen e tij. Policia ka konfiskuar edhe dy pistoleta qe besohet te jene perdorur ne kete ngjarje dhe nje veture.
m.a/News24/BalkanWeb