pekinShkollat në Pekin do të mbyllen dhe kantieret e ndërtimit do të ndalin punën, pasi autoritetet në kryeqytetin kinez kanë lëshuar për herë të parë alarmin e kuq për nivelin e smogut. E kuqja është niveli më i lartë i alarmit dhe nuk është përdorur kurrë më parë në kryeqytet, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua. Autoritetet presin që situata emergjente e smogut të zgjasë të paktën tri ditë rresht dhe për të ndihmuar në lehtësimin e saj do të kufizohet lëvizja e automjeteve. Në orën 18:00, me orën lokale të së hënës, monitoruesi i ajrit që menaxhohet nga ambasada amerikane, raportoi se intensiteti i grimcave helmuese ishte 10 herë mbi kufirin e lejuar. Ndërsa televizioni kinez CCTV, raportoi se disa zona të Pekinit kishin dukshmëri deri në 200 metra.


Ky shkrim Pekini, në alarm të kuq nga ndotja u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.