"Nanos asnjehere nuk i ka shkuar roli i shpetimtarit!". Ky eshte gjykimi i ardhur nga ish-kryetari i Kuvendit ne periudhen e qeverisjes socialiste, Servet Pellumbi, mbi mundesine e rikthimit ne debatin politik te ish-liderit te PS-se, Fatos Nano. Sinjalet e leshuara nga vete ish-kryetari socialist, Nano, per rishfaqjen e tij ne menyre aktive ne skenen politike, permes inicimit te nje levizjeje brenda gjirit te majte, shihen me mjaft skepticizem nga eksponente te larte te Partise Socialiste. E kjo nisur nga vete fakti se. pas doreheqjes se tij, si kryetar partie, Nano jo vetem qe nuk dha kontributin e tij per zgjedhjen e kreut te ri te partise, por perkundrazi. perplasjet me pasardhesin e tij sollen dhe nje fryme konfliktuale brenda llojit, e cila pervijoi dy grupime mes radheve socialiste. Por, pervec ketij momenti, nje nga figurat me me vlere te PS-se, aktualisht anetar i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, Pellumbi. shkon me tej. duke u nisur nga e gjithe pervoja disavjecare e ish-kryetarit Nano nxjerr ne pah dhe disa momente jo te volitshme per personin e ketij te fundit.


Ish-kryeparlamentari socialist, Pellumbi. bazuar pikerisht ne mundesine e rikthimit te Nanos ne skenen politike. vleresoi se "ai mund te premtoje. por nuk e di kush do t'i veje pas, pasi ai ka shume premtime te pa mbajtura". Por. duke shtuar me tej dozat e skepticizmit dhe te kritikave ndaj ish-kryetarit Nano, Pellumbi vuri ne dukje se, "perderisa zoti Nano nuk merr pjese ne jeten politike e parlamentare, ku mund ta thote hapur fjalen e vet, pasi ka probleme per te cilat nuk ka shtyrje dhe afate, per te thene fjalen ne shtator". Per kete arsye, Pellumbi i meshoi me force faktit se "ajo qe duhet thene sot, te thuhet sot dhe jo pas 6 muajve. Asnjehere nuk i ka shkuar roli i shpetimtarit Nanos".


"Do t'i le Ramen dhe Meten te perplasin kokat mes tyre deri ne shtator, ku do te nis levizjen time per ringritjen e te majtes, per fitoren e zgjedhjeve parlamentare te 2009-es", shkruan ish-kryetari Nano ne mesazhin per nje nga bashkepunetoret me te ngushte te tij. Me sa duket, i vemendshem ndaj zhvillimeve me te fundit politike, Nano nuk ka vonuar qe te lajmeroje bashkepunetoret e tij per levizjet qe do te ndjeke ne te ardhmen e afert. E nje fakt i tille u vertetua permes nje komunikimi me mesazhe telefonike, ku ish-kryetari Nano shkruajti per nje bashkepunetoret e afert te tij. Keshtu, perplasja mes Rames dhe Metes sjell nje terren mjaft te volitshem per ish-kryetarin, Nano dhe mbeshtetesit e tij.