Ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pellumbi njekohesihst nga figurat me te rendesishme nder vite te Partise Socialiste tregon ne nje prononcim per “ Koha Jone” edhe arsyet pse ai nuk ishte nje nga pjesemarresit e Asamblese Kombetare te PS-se e cila u mblodh nga kreu i partise, Edi Rama dy dite me pare ne qytetin e Fierit. Sipas Pellumbit, nje nga arsyet kryesore per mospjesemarrjen e tij ne kete Asamble ishte edhe marrja me vonese e njoftimit se kjo Asamble do te zhvillohej dhe aq me teper ne qytetin e Fierit.


“ Mora vesh me vonese qe Asambleja e Pergjithshme do te zhvillohej ne Fier dhe nuk pata realisht nje ftese te drejteperdrejte nga perfaqesuesit e PS-se per zhvillimin e kesaj Asambleje”, u shpreh Pellumb Xhufi per nje nga shkaqet qe e detyruan te mos merrte pjese. Por sipas ish-kreyeparlamentarit socialist Servet Pellumbi nje nga arsyet e mospjesemarrjes ishte edhe fakti qe atij nuk i pelqenin mbledhjet formale te zhvilluara nga kryetari aktual i socialisteve, Edi Rama.


“ Mua nuk me pelqejne mbledhjet formale”, deklaron Pellumbi per “ Koha Jone”, duke lene te kuptohet se e kishte parashikuar qe ne mbledhjen e rradhes te PS-se nuk do te kishte debate dhe zhvillime. Keto ishin edhe arsyet te cilat ben qe ish-kreu i Kuvendit, mos te merrte pjese ne mbledhje, duke bere qe te nesermen e saj ne media te vihej re edhe mungesa e tij. Ne prononcimin per gazeten Pellumbi komenton edhe deklaraten e kreut te PS-se, Edi Rama ne lidhje me faktin se ne krye te listave te kandidaturave per deputet ne zgjedhjet e ardhshme nuk do te kishte me personazhe te njohura socialiste. Duke shprehur ironi ne lidhje me kete deklarate Servet Pellumbi deklaron se duket se dhe deputetet e PS-se do te zgjidhen “ pertej te majtes dhe te djathtes”.


“ Kjo deklarate eshte vijimesi e deklaratave te kreut te PS-se se kjo parti eshte pertej te majtes dhe te djathtes. Ky eshte edhe mesazhi qe duhet te marrin deputetet socialiste se edhe kandidaturat ne krey te listave do te jene pertej te majtes dhe te djathtes”, thekson Pellumbi ne fjalen e tij. Asambleja Kombetare e Partise Socialiste u mblodh per te diskutuar mbi axhenden politike te kesaj partie. Duke nisur nga muaji korrik e deri ne veren e ardhshme, te gjitha strukturat do te fillojne pergatitjet per zgjedhjet e pergjithshme te vitit qe vjen. Synimi kryesor lidhet me kriteret qe do te percaktoje PS per perzgjedhjen e ekipit te kandidateve te saj per garen elektorale te vitit te ardhshem. Kjo eshte percaktuar ne axhenden e Partise Socialiste, korrik-dhjetor 2008. Gjate gjithe ketyre muajve eshte parashikuar konsolidimi i strukturave te partise ne funksion te fushates elektorale.


Kundershtimet


Ditet e fundit ish-kreu i Kuvendit, Servet Pellumbi ka perdorur median per te shprehur edhe kritikat e tij ndaj drejtimit aktual ne Partine Socialiste. Mospjesmarrja e tij ne Asamble tregon se ai nuk preferon ti ndaj ne keto forume kritikat e tij.