Historia e pemës së krishtlindjeve është shumë e gjatë. Ajo e ka zanafillën që në shekullin e 15 në Estoni dhe më pas në Gjermaninë e Veriut në shekullin e 16.


Pema e krishtlindjeve do të simbolizonte gjelbërimin e Parajsës, apo Kopshtit të Edenit.


Duke qenë se ajo pemë ishte e gjelbër edhe në stinën e dimrit, besohej se ajo kishte fuqi të veçanta mbrojtëse përballë fatkeqësive natyrore dhe shpirtrave të këqinj


Kjo traditë e hershme është trashëguar deri në ditët e sotme në të gjithë globin. Zbukurimi dhe përgatitjet për pemën fillojnë më 5 dhjetor, apo edhe më herët në mënyrë që data 6 ta gjejë gati me dritat ndezur.


Ngritja e pemës së Krishtlindjeve paralajmëron ardhjen e festave të fundvitit që shoqërohen me oferta për blerjet.


Pema e Krishtlindjeve është kthyer tashmë në traditë jo vetëm për shtëpitë, por edhe për lokalet, zyrat apo ambiente të tjera, ku pavarësisht përmasës së saj, ajo gjithmonë sjell atmosferë.


Ato që i japin më shumë bukur janë dritet ku mbizotëron ngjyra e kuqe, pasi është simboli i festës. Por mbrapa nuk ngelen edhe zbukurimet e tjera si, globet me ngjyra, apo improvizimi i flokëve të dëborës.


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter