Leonardo Bonuçi beson se ashtu siç ish-kolegët e tij juventinë, mund ta kishte humbur kontrollin, kur u dha penalltia në favor të Real Madridit, në çerekfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve. Bufon doli me katon të kuq nga fusha, pasi reagoi me zemërim kundër gjyqtarit Michael Oliver, i cili dha atë penallti të diskutueshme në minutën e 93-të dhe shuajti shpresat e bardhezinjve për të avancuar më tej në këtë kompeticion.


Bonuçi, i cili u largua nga Juvja për Milanin në fund të sezonit të kaluar, tha se i ishte mirënjohës Zotit, që nuk ishte i pranishëm, kur u dha penalltia, për një faull të Medhi Benatia ndaj Lucas Vazquez. Çfarë mendova unë në atë moment? Faleminderit Zotit që nuk isha aty, kur gjyqtari akordoi penalltinë, tha ai. Mendova se ndoshta nuk mund ti mbaja nën kontroll instinktet e mia.


Bonucci shtoi: Gigi është portieri më i mirë në historinë e futbollit. Real Madridi do të përballet me Bayern Munich në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa Liverpool do të takohet me Romën.


17 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)