Drejtoresha e Pergjithshme e ISSH-se znj.Vjollca-Braho


Emirjon Senja


Instituti i Sigurimeve Shoqërore është institucioni përgjegjës për zbatimin e politikave të qeverive në lidhje me pensionet e pleqërisë, ato familjare, shpërndarjen e pensioneve të ushtarakëve etj. Skema e pensioneve është në prag të reformimit të saj dhe qëllimi kryesor ka të bëjë me shmangien e deficitit të lartë të shkaktuar deri më tani por edhe lidhjen më të drejtë midis kontributeve të paguara dhe përfitimit. Në lidhje me këto por edhe ndryshime të tjera që po kryhen nga ISSH, siç është për shembull dixhitalizimi i të gjithë aktivitetit të sigurimeve shoqërore ne kemi zhvilluar një intervistë me Drejtoreshën e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Vjollca Braho. Në lidhje me dixhitalizimin, ajo shpjegon se sistemi i ri do ti mundësojë qytetarëve një shërbim më të mirë, por edhe të shohin online llogarinë e tyre personale të kontributeve. Çdo qytetar, tashmë ka mundësi që të kontrollojë online kontributet që ka derdhur në skemë nga një kompjuter i thjeshtë. Krahas kësaj, dixhitalizimi shkurton ndjeshëm kohën e përllogaritjes së përfitimeve nga ana e qytetarëve duke shmangu vonesat që hasen për shkak se dokumentacioni gjendet ende në kopje letre. Ajo që lehtëson më shumë qytetarët ka të bëjë me përgatitjen e dokumentacionit për të dalë në pension. Kur të plotësojnë moshën, ata mund ti arrijnë online dokumentet duke mos u sorollatur nëpër zyra të ndryshme.


Këtë vit përfundon edhe reforma në skemën e pensioneve të filluar në vitin 2002, gjë e cila pritet të rrisë edhe numrin e personave që dalin në pension. Të dhënat e ISSH-së tregojnë se përgjatë 2012-ës do të dalin në pension pleqërie rreth 17 000 persona, ose 4 400 persona më shumë nga sa dalin rregullisht çdo vit me një efekt financiar prej 670 milionë lekësh.


Znj.Braho, qeveria bashkë me Bankën Botërore janë duke punuar për reformën në skemën e pensioneve, ju jeni institucion zbatues vendimesh, por si një njohëse e mirë e kësaj skeme, cila do të ishte zgjidhja më e mirë sipas jush, e cila do te lehtësonte edhe barrën nga buxheti i shtetit?


Reforma në skemën e pensioneve është një reformë shumë e rëndësishme pasi prek gjithë popullsinë e vendit që janë kontribuues apo përfitues në skemë. Si e tillë ajo duhet të trajtohet me kujdes dhe përveçse është një çështje teknike ajo është një çështje politike e një rëndësie dhe ndjeshmërie të lartë. Parë në këtë vështrim dhe duke pasur parasysh statusin teknik te ISSH kjo është një pyetje që duhet tiu drejtohet politik bërësve dhe vendimmarrësve. Megjithatë, sipas mendimit të ekspertëve, bazuar edhe në përvojat më të mira të reformave në vendet që kanë kaluar tranzicion, kjo reformë duhet të adresojë problemet që po ndeshen në skemën aktuale të sigurimeve shoqërore, si deficitin e skemës, lidhjen me të drejtë të kontributeve të paguara me përfitimet, shmangien e informalitetit në kontribute, krijimin e incentivave për pjesëmarrje dhe diversifikim të riskut. Adresimi i këtyre problemeve do të bënte të mundur përveç të tjerave uljen e financimit të skemës nga buxheti i shtetit dhe vetëfinancimin e skemës së sigurimeve shoqërore dhe asaj të pensioneve në veçanti.


Një çështje që ka qenë e diskutuar gjatë viteve të fundit ka qenë pensioni i ish-ushtarakëve. A mund të na thoni, si po ecën procesi i lidhjes se pensioneve për ushtaraket, sa është numri i atyre që iu është lidhur pensioni deri më tani nga ISSH-ja?


Pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi janë përfitime që nuk lidhen me ligjin bazë te sigurimeve shoqërore me numër 7703, datë 11.05.1993, por janë përfitime që lindin nga statusi i ushtarakut. ISSH-ja është ngarkuar si një institucion i aftë të menaxhojë këto lloj përfitimesh, të cilat financohen direkt nga buxheti i shtetit dhe jo nga Fondi i Sigurimeve Shoqërore. Detyrimi ynë institucionale është të llogarisim dhe ti paguajmë në kohe këto përfitime mbi bazën e dokumentacionit që përgatisin dhe dërgojnë pranë nesh ministritë dhe institucionet e linjës si Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Rendit, Garda e Republikës etj. Në këtë kontekst, puna jonë për llogaritjen dhe pagimin e këtij lloj përfitimi varet nga dërgimi i dokumentacionit të përcaktuar nga këto institucione.


Unë mund të them se për të gjithë personat që kanë ardhur dokumentet e parashikuara në ligj dhe aktet nënligjore nga ministritë e linjës, janë llogaritur dhe rillogaritur pensionet dhe janë paguar me të gjitha diferencat e mundshme. Janë mbi 9 200 raste kur janë bërë këto lidhje apo rillogaritje në të gjithë Shqipërinë. Por, më lejoni të thekosj edhe një herë se, vonesat e shkaktuara në këtë proces për pjesën e palidhur ende nuk është shkaktuar nga strukturat e sigurimeve shoqërore, por nga mosplotësimi i dosjeve nga strukturat ku kanë qenë të punësuar.


Keni deklaruar prioritet digitalizimin. Cili do të jetë përfitimi i drejtpërdrejte i qytetarëve dhe kur mund ta prekin rezultatin e këtij procesi?


Procesi i dixhitalizimit të të gjithë aktivitetit të sigurimeve shoqërore dhe të dhënave që ne disponojmë është një prioritet për ne dhe proces i pakthyeshëm. Nëpërmjet këtij sistemi informatik që ne po implementojmë synohet që të automatizohen proceset e punës duke filluar nga mbledhja e kontributeve të sigurimeve shoqërore, evidentimi i tyre në llogari individuale, llogaritja e të gjithë llojeve të përfitimit që paguhen nga sigurimet shoqërore, pagimi i përfitimeve si dhe kontabilizimi i tyre. Ky automatizim do të bëjë të mundur mirë administrimin e skemës si dhe rritjen e performancës se institucionit në raport me klientët dhe publikun. Gjithashtu, ky informatizim do të rrisë transparencën e skemës ndaj publikut për sa i përket kontributeve, përfitimeve si dhe përdorimit të Fondit të Sigurimeve Shoqërore.


Qytetarët nga ana e tyre do të përfitojnë një shërbim më të mire dhe të shpejtë duke shmangur burokracitë e tepërta dhe humbjen e kohës. Qytetarët do të kenë akses të shohin dhe të konsultojnë llogarinë e tyre personale përsa i përket kontributeve të paguara në kohë reale dhe nga kompjuteri i shtëpisë së tyre. Do të shkurtohet koha e caktimit, llogaritjes dhe pagimit të përfitimeve duke shmangur vonesat që ndodhin sot. Të gjitha dokumentat që qytetarët sjellin sot për të përfituar do të jenë të dixhitalizuara (imazhe dhe digite) dhe nuk do të jetë nevoja që një qytetar të sorrollatet për ti mbledhur ato. Nëpërmjet këtij informatizimi do të bëhet e mundur që saktësia e llogaritjes së përfitimeve të jetë maksimale dhe qytetarët do të kenë mundësi të kontrollojnë online statusin e kërkesave të tyre në drejtim të sigurimeve shoqërore.


Këtë vit përfundon reforma e nisur në vitin 2002 tek pensionet, sipas të cilës mosha e daljes në pension do të rritet me gjashtë muaj për çdo vit, me këtë pritet të ketë edhe një rritje të numrit të pensionistëve të rinj, sa do të jetë numri i tyre dhe shpenzimet për të mbuluar pensionet e kësaj pjese.


Reforma parametrike e ndërmarrë në vitin 2002 për rritjen graduale të moshës së daljes në pension ka parashikuar që në vitin 2012 mosha e daljes në pension pleqërie për burrat të jetë 65 vjeç dhe gratë 60 vjeç. Si rezultat i rritjes graduale të moshës së daljes në pension deri në 2012, numri i pensionistëve ka qenë më i ulët se numri i personave që do të dalin në pension në këtë vit. Kështu në e vitin 2011, si viti i fundit i reformës, kanë përfituar pensione pleqërie 12 700 persona dhe për vitin 2012 në moment