Muajin e ardhshem, mosha e trete do te kete me shume perfitime se zakonisht. Sipas vendimit te fundit te Keshillit te Ministrave, ne muajin maj mosha e trete do te marre shtesen mbi perfitim, qe zakonisht vitet paraardhese eshte marre ne muajin korrik.

Por jo vetem mosha e trete, edhe ata qe perfitojne pension familjar, apo invaliditeti jane te perfshire ne “skemen” e rritjes.

Data 1 maj, si dita e marrjes se shteses, eshte percaktuar me heret kete vit, edhe si pasoje e mbingarkeses se administrates, me rastin e fushates zgjedhore ne muajin korrik.

Perllogaritjet per secilin pensionist do te perfundojne brenda ketij muaji, sipas formules se llogaritjes dhe njekohesisht shtesen sipas vendimit te qeverise.

Sipas Keshillit te Ministrave, ne muajin maj do te kete shtese me 10 perqind per pensionet e qytetit dhe pagese me 20 perqind per pensionet e fshatit. Rritja me 10 perqind me shume ne fshat behet per te ngushtuar diferencat e pensioneve te fshatit dhe qytetit te krijuara gjate viteve.