Pep Guardiola është ankuar për kalendarin e ngjeshur të Premier League-s, duke iu referuar faktit që klubet angleze janë të dëtyruar të luajnë edhe për Krishtlindje.


Tradita është traditë, por kalendari nuk i mbron futbollistët. Ishte hera e parë që lamë pikë pas shumë kohësh, ndërsa ndaj Watfordit reaguam mirë, skuadra arriti të shënonte 3 gola.


Pas shpjegoi gjendjen e De Bruyne dhe të Gabriel Jesus, që është i detyruar të mungojë thuajse 1 muaj, Pep shtoi:


Ne po i vrasim futbollistët. E di që spektakli duhet të vazhdojë, por kjo sështë normale. Bëjnë shumë kontrolle antidoping, por duhet të kontrollojnë kalendarin. Jemi të gjithë pjesë e këtij biznesi, falë futbollistëve. Nuk mund të luhet çdo dy ditë, sepse futbolli nuk është si basketbolli apo tenisi. Në futboll kërkohet më shumë kohë për të marrë veten fizikisht”.


3 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)