PEQIN – Goli i shënuar nga ekipi i tij i zemrës, Shkumbimi e ka ekzaltuar së tepërmi deputetin demokrat Dashnor Sula, aq sa vendosur të shkrepë edhe armën nga gëzimi.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ndeshjes Shkumbini-Flamurtari, e cila u zhvillua në qytetin e Peqinit. Sipas burimeve të Shqiptarja.com deputeti Sula ka përdorur një pistoletë sportive (stimuluese) për të shprehur kënaqësinë e tij për golin që lojtarët e Shkumbinit kanë shënuar në portën e Flamurtarit. Për këtë arsye, policia nuk ka marrë asnjë masë ndaj Sulës, duke mos e arrestuar.


FSHF KONFIRMON TENSIONIN NE STADIUM
Burime zyrtare të FSHF deklarojnë se dyshohet se të shtënat kanë ardhur nga deputeti I PD-së Dashnor Sula. Burimet konfirmuan për mediat sot në mbrëmje se gjatë ndeshjes së Kampionatit shqiptar të Futbollit, Shkumbini - Flamurtari.
(aq/shqiptarja.com)