Eshte shtyre per neser seanca gjyqësore në ngarkim të Emiljano Shullazit.
Shkak është bërë seanca gjyqësore të cilësuarve si xhihadistë.
Prokurorja që do mbronte akuzën tek Emiljano Shullazi është dhe prokurore tek gjyqi i xhihadistëve
Prokuroria do të kërkojë në Gjykatën e Krimeve të Rënda burg pa afat për Emiljano Shullazin dhe dy të ndaluarit e tjerë, Gilmando Danin dhe Blerim Shullazin mbi të cilët rëndojnë të njëjta akuza.
Në pritje të masës së sigurisë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjeruar rrethin e hetimeve edhe për persona të tjerë.
Avokati Altin Qafa tha se do të kërkoj lirimin e Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit.
Do kërkoj arrest shtëpie dhe mbikëqyrje për Blerim Shullazin. Do të kërkojmë aktet procedurale që janë kryer nga prokuroria
Emiljano Shullazi akuzohet për kërcënim të biznesmenit Arjan Zika.
Ndaj tyre janë ngritur akuzat Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, Shkatërrim i pronës me eksploziv, Prodhimi dhe mbajtja pa leje e amëve luftarake dhe e municionit dhe Grup i strukturuar kriminal.