Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë nesër do të organizohet për herë të parë festivali i muzikës blues, që do të sjellë katër nga grupet më të njohur në botë. Ata do të performojnë muzikën e tyre legjendare përpara publikut shqiptar, adhurues të kësaj rryme muzikore. Kështu vjen për herë të parë në Tiranë, grupi i njohur anglez që luan dhe krijon muzikë blues qysh prej viteve 60 Animals,

kitaristi dhe këngëtari i muzikës blues, që ka thyer rekorde me mbi 50 albume, Louisiana Red, banda e Dr. Feelgood që prej vitit 1971 performojnë muzikë nga Anglia e në gjithë botën, si dhe amerikani Lance Lopez.   Animals është një grup anglez i njohur në vitin 1960 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pjesë e pushtimit britanik (kulutor). Të njohur për guximin e tyre, tingujt blues, dëshmuar kjo në këngë si "The House of the Rising Sun" dhe "We Gotta Get Out Of This Place". Banda balancoi në mënyrë të fortë, rock-edged me tingujt pop përmes ritmit dhe orentimit blues, që ishte materiali bazë i albumit të tyre. Animals iu nënshtrua ndryshimeve të shumta dhe doli si një eksponent i rokut osikedilik para shpërbërjes në fund të dekadës. Ata u kthyen në vitin 1983 dhe nisën një turn botëror. Në fillim të vitit 1984 banda u nda sërish.
 Louisiana-Red
Mbahet si një nga më të suksesshmit në vitet 1990. Në vitin 1983 Louisiana-Red fitoi një W.C. Handy Award për Best Traditional Blues si artisti më i mirë mashkull. Ai ka jetuar në Hannover, Gjermani, që nga viti 1981 dhe vazhdon turneu në Evropë, duke përfshirë edhe kthimin e rregullt në ShBA. Ai gjithashtu ka bërë paraqitjet në filmat Rockpalast (1976),Comeback (1982), Ballhaus Barmbek (1988) , Red and Blues (2005)and Family Meeting (concertfilm) (2008).
Dr. Feelgood
Dr. Feelgood është një bandë rocku e njohur, e cila u formua në mes të 1971. Emri i grupit, Dr Feelgood, është zhargon për heroinën, ose për mjekët që janë të përgatitura për kurimin e  drogës. Në 1962, për këtë emër fillimisht u frymëzuan nga gjendje e dëshpëruar e pianistit dhe këngëtarit amerikan Willie Perryman (e njohur edhe si "red piano"), i cili regjistroi këngën e tij "Dr-feel good" e më tej nën emrin ""Dr Feelgood & The Interns". Kënga ishte e kënduar nga disa grupe britanike ku u përfshinë Johnny Kidd & The Pirates. Ishte ky regjistrim që ka ndikuar në bandë të miratojë atë si emër të tyre. Më 1986, Dr Feelgood shënoi një tjetër rekord.  
Lance Lopez
Lance Lopez ka lindur në Shreveport, Luiziana dhe në moshën 12 vjeçare u shpërngul në Dallas, Texas e më tej pas dy vjetësh në New Orleans, Luiziana ai ka qenë një muzikant profesional që nga mosha 14 vjeç kur ai filloi të luajë në bare dhe lokale rreth e New Orleans. Gjatë karrierës së tij gjimnaziste në New Orleans, dhe më vonë në jugperëndim të Floridës, Lance ka luajtur me një shumëllojshmëri bandash muzikore. Në moshën 17 vjeç, Lance dhe familja e tij lëvizi mbrapa në Dallas,dhe menjëherë aty ai u pajtua me legjendën Johnnie Taylor. Lance e Taylor shëtitën në grupe dhe muzikantë të ndryshëm.