Për pesë muaj, pesë parti të reja politike janë regjistruar në Komisionin Qendrorë të Zgjedhjeve. Partia Konservatore e Kosovës, me kryetar, Munir Bashën, Lëvizja Islamike Bashkohu, me kryetar Arsim Krasniqi, Centqar Kemokratkse Unije, me kryetar Hamza Bljen, Hervatska Stranka Kosova, me kryetar David Koljiq, dhe Kosova Turk Adalet Partisi, me kryetar Arif Butuc. Më këto subjekte numri ka shkuar në 59, shkruan Koha ditore.


Shefja e Zyrës për Regjistrim të Subjekteve Politike në KQZ, Miradije Mavriqi, ka thënë dje se këtyre ditëve kanë aplikuar edhe 3 subjekte politike, mirëpo ajo nuk ka dashur që të tregojë për cilat bëhet fjalë, duke e ndërlidhur një gjet ë tillë me procesin e nisur në KQZ për pranimin a mos pranimin e tyre./Indeksonline/